Trajneri i Tottenhamit, Igor Tudor, ka treguar besim para ndeshjes së kthimit ndaj Atletico Madridit, edhe pse skuadra e tij vjen pas humbjes së thellë 5-2 në takimin e parë.
Në konferencën për shtyp para sfidës, tekniku kroat theksoi se gjithçka mbetet ende e hapur dhe se Spurs kanë ende shanse për të realizuar një përmbysje të madhe dhe për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër.
“Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Duhet të qëndrojmë në lojë sa më gjatë të jetë e mundur. Gjëja më e rëndësishme që nga fillimi është të besojmë se mund t’ia dalim”, deklaroi Tudor.
Pavarësisht disavantazhit prej tre golash, trajneri i londinezëve u bëri thirrje lojtarëve dhe tifozëve të mos dorëzohen, duke vendosur theksin te forca mendore dhe besimi si elementët kryesorë për një ndeshje të tillë.
Ndeshja e kthimit mes Tottenhamit dhe Atletico Madridit është planifikuar të zhvillohet nesër, më 18 mars, në orën 21:00.











