• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 26 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump shpall tarifa të reja nga 1 tetori: 100% mbi produktet farmaceutike, 25% mbi kamionët e rëndë

26 Shtator, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur një raund të ri tarifash doganore të ashpra mbi një sërë importesh, nga produktet farmaceutike deri te kamionët e rëndë. Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi hyri në fuqi marrëveshja me Bashkimin Evropian, e cila përcaktonte një nivel mesatar tarifash prej 15%.

Sipas njoftimit të bërë nga Trump në rrjetin e tij social Truth, duke filluar nga 1 tetori, çdo produkt farmaceutik i markës ose i patentuar do të tatohet me 100%, me përjashtim të rasteve kur kompania ka nisur ndërtimin e një fabrike prodhimi në territorin amerikan. 

“Kantier do të konsiderohet edhe një projekt në fazë fillimi ose në ndërtim,” ka theksuar ai, duke lënë të qartë se vetëm këto kompani do të përjashtohen nga tarifat.

Lexo edhe:

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, prokuroria dërgon në gjyq 7 persona! Zbardhen rolet e të pandehurve në krim

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, akuzohet për dy vepra penale

Ky hap shihet si një përpjekje për të nxitur zhvendosjen e prodhimit farmaceutik drejt SHBA-së, duke qenë se ilaçet e markës ishin pjesë e diskutimeve më të ndërlikuara në negociatat mes Uashingtonit dhe Brukselit. 

Përfundimisht, tarifat 15% u aplikuan edhe mbi ilaçet jo gjenerike, ndërsa ato të patentuara mbetën jashtë skemës.

Gjithashtu, nga e njëjta datë do të hyjnë në fuqi tarifa prej 25% mbi importet e kamionëve të rëndë dhe 50% mbi mobiliet e kuzhinës, banjës dhe produkteve të ngjashme. 

Trump e justifikoi vendimin duke thënë se “Shtetet e Bashkuara janë të përmbytura nga këto mallra të huaja” dhe se është e nevojshme të mbrohet prodhimi vendas “për arsye sigurie kombëtare”.

Nga Kategoria

Lajme

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, prokuroria dërgon në gjyq 7 persona! Zbardhen rolet e të pandehurve në krim

26 Shtator, 2025
Bota

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, akuzohet për dy vepra penale

26 Shtator, 2025
Trump Nga Rruga e Qetë: Do Të Ndërpres Aneksimin e Izraelit në Bregun Perëndimor
Lajme

Trump Nga Rruga e Qetë: Do Të Ndërpres Aneksimin e Izraelit në Bregun Perëndimor

26 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Blerta Celibashi zbulon për herë të parë lidhjen me Princ Lekën: 'Nuk kam qenë kurrë shoqe me Elian...'

Blerta Celibashi zbulon për herë të parë lidhjen me Princ Lekën: ‘Nuk kam qenë kurrë shoqe me Elian…’

26 Shtator, 2025

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, prokuroria dërgon në gjyq 7 persona! Zbardhen rolet e të pandehurve në krim

26 Shtator, 2025

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, akuzohet për dy vepra penale

26 Shtator, 2025
Maratona “Prishtina 2025”: Policia jep njoftimin për bllokimin e rrugëve

Maratona “Prishtina 2025”: Policia jep njoftimin për bllokimin e rrugëve

26 Shtator, 2025
Trump Nga Rruga e Qetë: Do Të Ndërpres Aneksimin e Izraelit në Bregun Perëndimor

Trump Nga Rruga e Qetë: Do Të Ndërpres Aneksimin e Izraelit në Bregun Perëndimor

26 Shtator, 2025

Amerikanët në Jashtë: Christian Pulisic synon të vazhdojë suksesi me Milanin, ndërsa Chris Richards i Crystal Palace do të përballet me Liverpoolin.

26 Shtator, 2025

Vrau tre vajzat e tij dhe i braktisi në një kamion, gjenden mbetje njerëzore, i përkasin babait 32-vjeçar

26 Shtator, 2025
Shtëpia e Bardhë mbështet propozimin për Tony Blair si lider të një administrate kalimtare në Gaza, duke shkaktuar reagime të fuqishme në vendet arabe.

Shtëpia e Bardhë mbështet propozimin për Tony Blair si lider të një administrate kalimtare në Gaza, duke shkaktuar reagime të fuqishme në vendet arabe.

26 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In