Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se beson që udhëheqësi rus, Vladimir Putin, mund të jetë duke e ndihmuar Iranin në luftën e tij kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Trump e bëri këtë deklaratë në një intervistë radiofonike me Fox News.
“A mendoni se Putini po i ndihmon ata?” e pyeti gazetari, të cilit Trump iu përgjigj: “Po, mendoj se ai po i ndihmon pak.”
“Ndoshta, dhe ai ndoshta mendon se ne po e ndihmojmë Ukrainën, apo jo?” shtoi Trump.











