Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës.
Lënda plasëse i është vendosur automjetit të agjentit të Krimeve në këtë zonë, Gent Gjetja.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.









