• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 7 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Transportoi ngarkesë droge nga Kolumbia drejt Shqipërisë, ekstradohet 53-vjeçari. Në pranga edhe një i kërkuar për tentativë vrasjeje

7 Gusht, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, janë ekstraduar nga Kolumbia dhe Italia.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas njoftimit zyrtar, në bashkëpunim me Interpol Bogotën dhe Interpol Romën, autoritetet shqiptare kanë mundësuar ekstradimin e shtetasit kolumbian Samir Rosales Rodriguez, 53 vjeç, dhe të shtetasit shqiptar Fadil Ternova, 38 vjeç.

53-vjeçari kolumbian ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i kishte caktuar në vitin 2022 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

Lexo edhe:

Aksident fatal në Greqi, makina u përplas me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Roskovec/ Pa djalin në konflikt me komshiun për një turë drush, 70-vjeçari pësoi infarkt dhe humbi jetën

Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka shoqëruar një kontejner me lëndë narkotike, i nisur nga porti Buenaventura në Kolumbi, i cili kaloi përmes portit të Pireut në Greqi dhe më pas në portin e Tivarit në Mal të Zi, me destinacion final Shqipërinë.

Hetimet kanë zbuluar se marrësi i ngarkesës ishte një shtetas shqiptar, ndërsa 53-vjeçari kishte ndjekur të gjithë itinerarin e transportit të drogës deri në mbërritjen në destinacion.

Në kuadër të të njëjtit operacion u ekstradua nga Italia edhe shtetasi Fadil Ternova, 38 vjeç, lindur në Bulqizë, i kërkuar për disa vepra penale.

Sipas Policisë, ndaj tij rëndojnë akuzat për tentativë vrasjeje me armë zjarri, armëmbajtje pa leje, goditje për shkak të detyrës, si dhe një dënim të mëparshëm për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Hetimet tregojnë se në vitin 2024, në aksin rrugor Bulqizë-Tiranë, ai dyshohet se tentoi të vriste me armë automatike shtetasin A. P., pas një konflikti verbal për motive të dobëta.

Policia e Shtetit bën me dije se operacioni “The Wanted” vijon, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga Kategoria

Kryesore

Aksident fatal në Greqi, makina u përplas me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

7 Gusht, 2026
Screenshot
Aktualitet

Roskovec/ Pa djalin në konflikt me komshiun për një turë drush, 70-vjeçari pësoi infarkt dhe humbi jetën

7 Gusht, 2026
Screenshot
Kryesore

Java mbyllet me temperatura të larta, sa pritet të shënojë termometri këtë të premte

7 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Transportoi ngarkesë droge nga Kolumbia drejt Shqipërisë, ekstradohet 53-vjeçari. Në pranga edhe një i kërkuar për tentativë vrasjeje

7 Gusht, 2026

Aksident fatal në Greqi, makina u përplas me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

7 Gusht, 2026
Screenshot

Roskovec/ Pa djalin në konflikt me komshiun për një turë drush, 70-vjeçari pësoi infarkt dhe humbi jetën

7 Gusht, 2026
Screenshot

Java mbyllet me temperatura të larta, sa pritet të shënojë termometri këtë të premte

7 Gusht, 2026

Aksident tragjik në Fan të Mirditës, humb jetën shoferi i motorit

6 Gusht, 2026

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

6 Gusht, 2026

Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg

6 Gusht, 2026

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, i bllokohet Jet Ski dhe gjobitet me 300 000 lekë

6 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.