Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.
Sipas mediave italiane, shqiptari humbi jetën pasi ra nga një skelë në një kantier ndërtimi. Viktima është Murat Tafçiu, 52 vjeç, me origjinë shqiptare. Mediat italiane shkruajnë se ishin kolegët e tij ata që panë ngjarjen dhe lajmëruan ambulancën.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por 52-vjeçari ndërroj jetë për shkak të plagëve të marra. Kompania e ndërtimit me qendër në Carpi, duke i shprehur ngishëllime me familjen e punëtorit, thekson se po bashkëpunon me autoritetet për të rindërtuar pikërisht atë që ndodhi.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryebashkiaku i qytetit, ku jetonte shqiptari i ndjerë. Ai i shprehu ngushëllimet familjes, ndërsa theksoi se autoritetet po hetojnë më shumë mbi ngjarjen.
“I shpreh ngushëllimet mia më të thella familjes dhe kolegëve të punëtorit që humbi jetën mëngjesin e sotëm teksa punonte në një kantier ndërtimi në qendrën historike të qytetit”, komentoi kryebashkiaku i Modenës Massimo Mezzetti.











