Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vjenë të Austrisë, ku 3 shtetas nga Kosova mësohet se kanë humbur jetën tragjikisht në orarin e punës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të punës, kur papritmas skelet e ndërtimit janë thyer dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.
Fatkeqësisht 3 prej tyre thuhet se janë me origjinë nga Kosova, për të cilët mësohet se kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Më konkretisht bëhet fjalë për shtetasit: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj.
Njëri prej viktimave mësohet se është Pajtim Bajrami nga fshati Klinë e Poshtme e Skenderajt.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, shkruhet në njoftimin e bërë nga familjarët e Bajramit.










