• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Tragjedia në resortin e skive ndez debat të ashpër në Turqi! Kush është përgjegjës për zjarrin me 78 viktima?

23 Janar, 2025
tek Analizë, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Fatkeqësia e zjarrit në zonën turke për ski, Kartalkaya në qytetin, Bolu të martën tronditi thellësisht Turqinë.  Që nga e marta, shumë shkolla, klube sportive dhe individë privatë shoqata profesionale kanë postuar foto të viktimave në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllime dhe në disa raste duke ngritur akuza të rënda. Të paktën 78 persona humbën jetën në zjarrin shkatërrues në një hotel të njohur me 234 vizitorë. Shumë të tjerë u plagosën.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të mbijetuarit e hotelit zakonisht të mirëfrekuentuar përshkruajnë skena dramatike paniku nga nata e zjarrit: shumë vetë nuk gjenin dot rrugën e daljes nëpër korridoret e mbushura me tym, ndërsa të tjerë u hodhën nga dritaret të dëshpëruar. Disa raportojnë se njerëzit në katet e sipërme madje bënin litarë të improvizuar nga çarçafët nga kati i 11-të për të shpëtuar në thellësi.

Pyetje dhe hetime të hapura

Lexo edhe:

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit. Hetimet aktualisht janë fokusuar tek mangësitë në mbrojtjen nga zjarri të hotelit, dhe nëse ato kanë luajtur rol për katastrofën. Po verifikohet kontrollohet, nëse janë respektuar masat e parashikuara të sigurisë. Dëshmitarët okularë raportuan mungesën e sistemeve të alarmit për zjarr, shkallëve të posaçme në rast zjarri dhe mungesën e aparateve për shuarjen e zjarrit.

Hoteli, një ndërtesë shumëkatëshe me fasadë druri në një kodër të pjerrët, është një destinacion i preferuar për turistët vendas. Ekspertët pyesin se pse nuk ka pasur qendër zjarrfikësish në zonën përreth dhe pse shërbimeve të para të emergjencës iu deshën tre çerek ore për të arritur në vendin e zjarrit.

Akuza të rënda nga opozita

Mbetet gjithashtu e paqartë se cili autoritet ishte përgjegjës për inspektimin e fundit të sigurisë nga zjarri në hotel dhe kush e ka lëshuar për herë të fundit licencën e funksionimit. Kryebashkiaku i Bolu, Tanju Özcan nga partia opozitare CHP, hedh poshtë përgjegjësinë e qytetit dhe tregon me gisht Ministrinë e Turizmit. Ministri i Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, nga ana tjetër, fajëson zjarrfikësit lokal.

Kurse partia opozitare, CHP akuzon qeverinë për lehtësimin e rregulloreve të sigurisë nga zjarri në vitin 2012. Ajo kritikon gjithashtu mungesën e një sistemi spërkatës në hotel, i cili mund të kishte ngadalësuar përhapjen e zjarrit. Sipas rregulloreve aktuale të sigurisë nga zjarri nga viti 2007, një sistem spërkatës është i detyrueshëm në hotelet e kësaj madhësie.

Ali Mahir Basarir, nënkryetar i grupit parlamentar të CHP-së, sheh një problem tjetër: konfliktin e interesit për Ministrin e Turizmit, i cili është edhe pronar i operatorit të madh turistik ETS. Ky operator turistik e ka vlerësuar shumë pozitivisht hotelin në fjalë. Basariri kërkon dorëheqjen e ministrit. Në këtë kontekst ka shpërthyer edhe një debat tjetër në Turqi, që lidhet më shumë me faktin që disa ministra turq vazhdojnë të ndjekin interesa biznesi duke mbajtur poste politike.

Të dyja palët përgjegjëse

Disa qendra profesioniste dhe ekspertët që kanë komentuar fatkeqësinë nga zjarri në Bolu pajtohen në një pikë: padyshim kishte mangësi serioze në mbrojtjen nga zjarri të hotelit ose monitorimin e tij. Sipas vlerësimit të tyre, me masat e duhura, tragjedi të tilla mund të shmangen. Kurse numrin e lartë të vdekjeve ato e lidhin me dështimin masiv të autoriteteve.

Erol Percin nga Dhoma Turke e Inxhinierëve dhe Arkitektëve në Bolu theksoi në një intervistë për DW: “Nëse të gjithë të përfshirët do të kishin marrë përgjegjësinë e tyre dhe do të respektonin rregulloret, sot nuk do të flisnim për 76 vdekje, por vetëm për humbje ekonomike”. (Shën. red. Në momentin e intervistës, numri i vdekjeve ishte 76.)

Fatkeqësisht, katastrofa e zjarrit në Bolu nuk është një rast i izoluar.  Turqia është goditur vazhdimisht nga fatkeqësi të rënda në të kaluarën, kjo shpesh për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë. Të martën, pak pas zjarrit në Bolu, një shpërthim ndodhi edhe në një resort skish në qytetin qendror të Anadollit, Sivas, ku mbetën të plagosur katër persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Pranverën e kaluar, një zjarr në klubin e natës Masquerade në Stamboll u mori jetën 29 personave. Sipas ekspertëve, defektet të rëndësishme në ndërtim luajtën një rol vendimtar në tërmetin shkatërrues të shkurtit 2023./DW

Tags: turqizjarr

Nga Kategoria

Bota

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026
Bota

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026
Bota

Franca dërgon anijet luftarake në Mesdhe dhe paralajmëron Iranin

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Seferi, ndër më të mirët e javës në futbollin turk, pavarësisht rezultateve të skuadrës së tij...

Seferi mes më të mirëve të javës në futbollin turk, përkundër dështimit të skuadrës së tij

10 Mars, 2026

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.