Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e djeshëm në Athinë, ku një aksident rrugor i mori jetën një të reje shqiptare. Viktima është identifikuar si Izabela Kuteli, 22 vjeçe, me origjinë nga Dukati i Vlorës.
E reja po udhëtonte me një të afërm të familjes kur automjeti me të cilin lëviznin pësoi aksident. Përplasja rezultoi fatale për Izabelën, e cila, pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
Lajmi tragjik ka prekur jo vetëm familjen e saj, por edhe komunitetin shqiptar në Greqi dhe në vendlindje. Miqtë dhe të afërmit e përshkruajnë Izabelën si një vajzë të mbarë, plot jetë dhe ëndrra, e dashur për të gjithë ata që e kanë njohur.
Trupi i saj pritet të kthehet në Shqipëri, ku familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuteli për këtë humbje të parakohshme.