Dy foshnje që kanë lindur shumë herët, me peshë nën një kilogram, ndërruan jetë javën e kaluar në spitalin San Maurizio të Bolzanos në Itali, pas një infeksioni të rëndë. Autoritetet shëndetësore besojnë se infeksioni erdhi nga një detergjent për enë që përdorej në spital dhe u hoq menjëherë pas incidentit.
Sipas mediave, foshnjet kishin lindur në javët e 23-të dhe 27-të të shtatzënisë dhe u prekën nga bakteria Serratia marcescens, e cila mund të jetë e rrezikshme për njerëzit me sistem imunitar të dobët.
Drejtori i spitalit konfirmoi se të gjitha detergjentët e përdorur në spitalet e Bolzanos u tërhoqën menjëherë, ndërsa përkohësisht është ndaluar prania e foshnjave të lindura shumë herët në këtë spital. Prokuroria po heton nëse vdekjet mund të jenë shkaktuar nga neglizhenca apo moskujdesi.