Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një njoftimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka njoftuar se kreu i PSD-së, Tom Doshi është larguar nga Shqipëria.
Ai ka komentuar “thashethemet” që qarkulluan një natë më parë lidhur me një urdhër-arrest të mundshëm ndaj deputetit Tom Doshi. Sipas liderit të së djathtëve, gjatë mbrëmjes në kryeqytet u përhapën lajme se ndaj Doshit ishte prerë një urdhër nga struktura e Posaçme dhe se mëngjesin e sotëm ai do të paraqitej në SPAK.
Mirëpo, Berisha thekson se mëngjesi e gjeti kryeqytetin pa asnjë konfirmim për këto zëra, ndërsa sipas tij edhe urdhri i përfolur për arrest u “zhduk” bashkë me kreun e PSD-së, i cili sipas tij është larguar në drejtim të paditur.

“Toma ia mbathi!
Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.
Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.










