• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Tmerr në Zvicër! Një ortek përmbys trenin dhe lë dhjetëra të plagosur

16 Shkurt, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo e hënë është kthyer në makth për transportit hekurudhor në Zvicër pas dy incidenteve të njëpasnjëshme, që ndodhën brenda disa orësh njëri pas tjetrit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Fillimisht gjatë mbrëmjes së të dielës, shpërtheu një zjarr në stacionin e Lozanës dhe më pas, rreth orës 7 të mëngjesit të së hënës, një tren doli nga shinat në linjën Frutigen-Brig, mes Goppenstein dhe Brig, në kantonin Valais.

Zjarri në stacionin e Lozanës, i cili ndodhi të dielën në mbrëmje rreth orës 20:45, bëri që gjatë gjithë ditës së hënë, 16 shkurt, shërbimi hekurudhor mes Renens dhe Lozanës të kufizohej.

Lexo edhe:

“Me ne do fitosh 1 mln euro”/ Si i ‘joshin’ call center-at klientët e tyre? Dëshmia: Humba të gjitha kursimet e mia dhe të gruas

“TËRMET” politik në Hungari! Sondazhet nxjerrin humbës Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet, opozita drejt fitores historike

“Hekurudhat Federale Zvicerane (FFS) u rekomandojnë pasagjerëve të shtyjnë çdo udhëtim jo të domosdoshëm mes Lozanës dhe Renens,” thuhet në një komunikatë.

Sipas hetimeve të para, zjarrin që përfshiu “shumë kabllo” e shkaktoi një mjet piroteknik i hedhur nga një tren që transportonte tifozë.

“Punimet për riparimin e kabllove kanë nisur. Për shkak të dëmeve, janë punime shumë komplekse, që kërkojnë nga gjashtë deri në tetë orë për çdo kabllo. Kjo sepse ka 1 mijë lidhje për kabllo dhe kabllot janë djegur, pra shkatërruar plotësisht,” thuhet në komunikatë.

Sa i përket trenit të dalë nga shinat, i cili shkaktoi disa të plagosur, incidenti thuhet se u provokua nga një ortek. Treni ishte nisur nga Spiez, Bernë, rreth orës 6 të mëngjesit. Policia njoftoi se rreth 30 pasagjerë u evakuuan, ndërsa në bord ndodheshin rreth 80 persona.

FFS sqaroi se ndërprerja e linjës Frutigen-Brig do të zgjasë të paktën deri në orën 16 të ditës së nesërme. “Janë të pritshme vonesa dhe anulime,” thuhet në faqen e tyre.

Autoritetet zvicerane raportojnë se rreziku i ortekëve në kantonin Valais është aktualisht në nivelin 4 nga 5, një shkallë e lartë që ndodh rrallë. Transporti i makinave përmes tunelit të Lötschberg vazhdon normalisht, ndërsa rruga për në luginën Lötschental mbetet e hapur.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Me ne do fitosh 1 mln euro”/ Si i ‘joshin’ call center-at klientët e tyre? Dëshmia: Humba të gjitha kursimet e mia dhe të gruas

12 Prill, 2026
Bota

“TËRMET” politik në Hungari! Sondazhet nxjerrin humbës Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet, opozita drejt fitores historike

12 Prill, 2026
Kryesore

lliri Shaqiri: I dashuri i vajzës jeton në shtëpi me ne, e kam në kontroll bandillin

12 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Përmbysje spektakolare e Inter, zikaltërit e shohin titullin gjithnjë e më pranë

12 Prill, 2026

“Me ne do fitosh 1 mln euro”/ Si i ‘joshin’ call center-at klientët e tyre? Dëshmia: Humba të gjitha kursimet e mia dhe të gruas

12 Prill, 2026

“TËRMET” politik në Hungari! Sondazhet nxjerrin humbës Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet, opozita drejt fitores historike

12 Prill, 2026

lliri Shaqiri: I dashuri i vajzës jeton në shtëpi me ne, e kam në kontroll bandillin

12 Prill, 2026

E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

12 Prill, 2026

“Biondja” që u ngatërrua me Ivanka Trump?! Si shqiptarët u bënë lëmsh për “sozinë” e vajzës së presidentit amerikan

12 Prill, 2026

Misioni Artemis II/ Astronautja rrëfen përjetimin në hapësirë: Më tronditi ajo që pashë përreth Tokës

12 Prill, 2026

Muriqi shkruan historinë dhe nxjerr Mallorcën nga zona e rënies

12 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.