Një tjetër goditje për Trent Alexander-Arnold. Në ndeshjen ndaj Athletic Bilbao (java 19 e La Liga-s), mbrojtësi i Real Madridit u detyrua të largohej i dëmtuar në minutën e 55-të.
Trent ndjeu dhimbje menjëherë pasi largoi topin dhe sinjalizoi për zëvendësim, duke mos qenë në gjendje të vazhdonte. Në vend të tij u aktivizua Raúl Asensio. Për momentin, nuk ka ende informacion zyrtar për natyrën e dëmtimit apo kohën e rikuperimit.
Pas daljes së tij, Real Madridi shënoi golin e tretë.
Kjo ishte vetëm paraqitja e 11-të e anglezit me “Los Blancos” këtë sezon.











