• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Tirana pret nesër liderët e Evropës në Sheshin Skënderbej, zbardhet axhenda

15 Maj, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Më 16 maj, Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje madhore që sjell në kryeqytetin shqiptar 47 liderë nga mbarë Evropa.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Samiti organizohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe Kryeministri Edi Rama, dhe do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” nën moton “Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”. Ceremonia hapëse pritet të nisë në orën 11:00, e pasuar nga seanca plenare ku do të diskutohen siguria dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen e Evropës. Më pas, pas drekës, do të zhvillohen takime bilaterale, ndërsa konferenca përmbyllëse do të mbahet në orën 18:30, e udhëhequr nga Rama dhe homologu i tij danez.

Ambjentet e samitit janë vendosur pas monumentit të Skënderbeut, të zbukuruara me vizatime të nxënësve shqiptarë që shprehin perceptimin e tyre për Evropën. Në këtë kontekst, Kryeministri Rama i drejtohet figurës së heroit kombëtar, duke deklaruar: “Më 16 maj, nga të gjitha anët e Europës do të mblidhen në sheshin tënd, o mbret”, dhe shton se shqiptarët do të jenë krenarë për emrin e Shqipërisë që do të kumbojë në të gjitha gjuhët e botës.

Lexo edhe:

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

“Askush nuk ka arritur t’i kthejë shqiptarët pas” / Berisha fton në protestë nga Kavaja: Të fillojmë luftën tonë deri në triumf, pa kthim.

Pritja zyrtare e liderëve do të zhvillohet para Muzeut Historik Kombëtar, për të vijuar më pas në godinën e Operës dhe në strukturat e përkohshme të ndërtuara posaçërisht për samitin. Tryezat tematike do të fokusohen në sfida kyçe si siguria dhe qëndrueshmëria demokratike, konkurrueshmëria ekonomike, lëvizshmëria dhe fuqizimi i të rinjve në shkallë evropiane.

Ky samit vjen si dëshmi e rolit në rritje të Shqipërisë në proceset politike të kontinentit.

Ndër liderët pjesëmarrës janë Kryeministri britanik Keir Starmer, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministri polak Donald Tusk, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe të tjerë.

Disa prej tyre pritet të mbërrijnë në Tiranë një ditë më parë për takime me Kryeministrin Rama.

Ndërkohë, është konfirmuar se Kryeministri britanik do të mbërrijë sot, për të shpallur masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm dhe grupeve kriminale që trafikojnë njerëz drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Komuniteti Politik Evropian është krijuar si një platformë për bashkëpunim politik dhe stabilitet në kontinent, ndërsa organizimi i samitit në Tiranë e pozicionon Ballkanin si një faktor kyç në arkitekturën evropiane të sigurisë dhe bashkëpunimit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

18 Dhjetor, 2025
“Askush nuk ka arritur t'i kthejë shqiptarët pas” / Berisha fton në protestë nga Kavaja: Të fillojmë luftën tonë deri në triumf, pa kthim.
Kryesore

“Askush nuk ka arritur t’i kthejë shqiptarët pas” / Berisha fton në protestë nga Kavaja: Të fillojmë luftën tonë deri në triumf, pa kthim.

18 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Sali Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6

18 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Një gëzim i ri për familjen e Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu, të cilët bëhen prindër për herë të parë!

Një gëzim i ri për familjen e Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu, të cilët bëhen prindër për herë të parë!

18 Dhjetor, 2025
Kurti: Premtojnë rritje pagash prej 50% duke e ditur se nuk do të vlerësohen për poziten e kryeministrit

Kurti: Premtojnë rritje pagash prej 50% duke e ditur se nuk do të vlerësohen për poziten e kryeministrit

18 Dhjetor, 2025

Guardat ruse të kufirit kalojnë për pak në territorin estonez, thotë ministria e jashtme.

18 Dhjetor, 2025

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

18 Dhjetor, 2025
“Askush nuk ka arritur t'i kthejë shqiptarët pas” / Berisha fton në protestë nga Kavaja: Të fillojmë luftën tonë deri në triumf, pa kthim.

“Askush nuk ka arritur t’i kthejë shqiptarët pas” / Berisha fton në protestë nga Kavaja: Të fillojmë luftën tonë deri në triumf, pa kthim.

18 Dhjetor, 2025

Sali Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6

18 Dhjetor, 2025

Gjermania akuzon të rinjtë e dyshuar si anëtarë të grupit extremist të djathtë për tentativë vrasjeje Shumica e të rinjve u arrestuan në maj, pasi akuzoheshin për përfshirje në një grup që e quan veten “Valë e Fundit të Mbrojtjes.”

18 Dhjetor, 2025

Rondo, edicioni evropian: A është ky fundi për Mo Salah te Liverpool? A janë Bayern kandidatë të vërtetë për Ligën e Kampionëve? Çfarë duhet të bëjë Real Madrid në lidhje me Xabi Alonso?

18 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.