• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Thaçi nuk komenton akuzat e reja, përmend zgjedhjet: Nuk paraqes rrezik politik për askënd

8 Dhjetor, 2024
tek Kosova, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka komentuar për akuzat e reja që u ngritën ndaj tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Nuk kam pasur mundësi ta diskutoj me avokaten time pwr shkak tw angazhimeve tjera që kam”, tha Thaçi.

Thaçi përmendi edhe zgjedhjet, ku tha se Kosova është në prag të zgjedhjeve elektorale dhe ai nuk paraqet rrezik politik për askënd.

Lexo edhe:

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

Ardit Gjebrea feston ditëlindjen mes miqve dhe familjarëve, ndan lajmin e bukur për vajzën e tij

“Me siguri ju e dini që unë tash e katër vite përballem me një proces tjetër gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese të historisë politike dhe kombëtare për lirin e shtetit dhe pavarësinë kombëtare më së paku nga vitet 1980 e deri më sot. Pra, është një proces voluminoz. E di se shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim me padurim fundin e këtij procesi. Presim drejtësi për çka edhe besojmë në drejtësi. Krejt papritmas para dy tre ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS-ja. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale. Unë nuk paraqes rrezik politik për askënd”, tha Thaçi.

Thaçi ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.

“Me siguri e dini unë që 4 vite përballem me një tjetër proces gjyqësor. E di që shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim e fundit të këtij procesi, presim drejtësi. E di që Kosova është afër zgjedhjeve elektorale, unë s’jam pjesë e zgjedhjeve elektorale, unë s’paraqes rrezik për askënd. Të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Do të deklarohem brenda kohës së caktuar. Ende s’i kam lexuar në tërësi akuzat, duhet t’i lexoj që t’i kuptoj”, u shpreh Thaçi.

Gjytarja Majorie Maselot i tregoi paraprakisht se nuk është i obliguar të deklarohet dhe se që nga mbajtja e kësaj seance i ka 30 ditë për tu deklaruar mbi mospranimin apo pranimin e fajësisë.

Thaçit iu mundësua nga gjykatësja e procedurës paraprake që të bëhet pushim në mënyrë që ai ta lexojë aktakuzën ndërsa tashmë i akuzuari u përgjigj me ‘nuk ka nevojë’. Megjithatë, mbrojtësja e tij, avokatja Nina Tavkoli tha se i duhet një konsultë me klientin e tij për çka seanca shkoi në pushim.

Më 29 nëntor 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën dhe më pas lëshoi katër fletarrestime dhe një fletëthirrje.

Ish-kreu i AKI-së Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 6 dhjetor, në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Fletarrestimi i lëshuar nga Gjykatësja e Procedurës Paraprake iu dorëzua Thaçit në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 5 dhjetor, në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Hajredin Kuçit iu dorëzua aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para Gjykatëses së Procedurës Paraprake, në bazë të aktakuzës së konfirmuar, për paraqitjen e parë.

Sipas aktakuzës së konfirmuar, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave në objektin e paraburgimit, “Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë.”

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me Smakajn, Fazliun dhe Kilajn, dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe Kuçin, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në kontekstin e gjykimit aktual Thaçi dhe të tjerët.

Në aktakuzën e konfirmuar, kundër Thaçit janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës. 

Tags: akuzahashim thaci

Nga Kategoria

Lajme

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

7 Qershor, 2025
Lajme

Ardit Gjebrea feston ditëlindjen mes miqve dhe familjarëve, ndan lajmin e bukur për vajzën e tij

7 Qershor, 2025
Kryesore

‘Shpërthen’ në akuza Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

7 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

7 Qershor, 2025

Ish-roja e sigurisë e Ronaldos zbulon se sa fitonte në ditë

7 Qershor, 2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

7 Qershor, 2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi, publikohen formacionet

7 Qershor, 2025

Ndeshja Shqipëri- Serbi, nis hyrja e tifozëve në stadium

7 Qershor, 2025

Paloka: Berisha e nxori PD nga humnera ku ndodhej

7 Qershor, 2025

Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar

7 Qershor, 2025

Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë!

7 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.