• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Tërmeti 8.8 ballë godet Rusinë, alarm për cunami në të gjithë paqësorin

30 Korrik, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një tërmet me magnitudë 8.8 goditi rajonin lindor të Rusisë në orët e para të së mërkurës, duke shkaktuar valë cunami që arritën bregjet e Japonisë dhe Alaskës, ndërsa paralajmërime u lëshuan edhe për Hawaiin, Amerikën e Veriut dhe Qendrore si dhe për ishujt e Paqësorit deri në Zelandën e Re.

Autoritetet këshilluan banorët e zonave bregdetare të zhvendosen në vende më të larta, duke paralajmëruar se rreziku nga cunami mund të zgjasë më shumë se 24 orë. Megjithatë, në vendet ku valët kanë arritur tashmë në breg, nuk janë raportuar dëme të konsiderueshme, sipas agjencisë së lajmeve AP.

Në Alaskë, në komunitetet Amchitka dhe Adak, u regjistruan valë më pak se 30 centimetra mbi nivelin normal të baticës, njoftoi Dave Snider, koordinator i paralajmërimeve për cunami në Qendrën Kombëtare të Paralajmërimeve për Cunami në Alaskë.

Lexo edhe:

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

Të shoqen ia përplasën me makinë dhe mbeti e paralizuar, efektivi i rrugores akuzon ish-shefin e qarkullimit që dhunoi kamarierin në Vlorë: Ardian Isufi fshehu provat!

Ndërkohë, valë të bardha janë parë në bregun e ishullit Hokkaido në veri të Japonisë, si dhe në prefekturat Ibaraki dhe Chiba, pranë Tokios, sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni publik japonez NHK.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë raportoi një cunami prej 50 centimetrash në portin Ishinomaki, në Japoninë veriore, që ishte niveli më i lartë i regjistruar deri më tani në rajonet përreth. Sipas zyrtarit Shiji Kiyomoto nga kjo agjenci, priten ende valë më të larta.

Në Gadishullin Kamchatka, rajoni më i afërt me epiqendrën e tërmetit, janë raportuar dëme materiale dhe evakuime, por fatmirësisht nuk ka pasur raportime për lëndime serioze.

Nga Kategoria

Bota

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

30 Korrik, 2025
Aktualitet

Të shoqen ia përplasën me makinë dhe mbeti e paralizuar, efektivi i rrugores akuzon ish-shefin e qarkullimit që dhunoi kamarierin në Vlorë: Ardian Isufi fshehu provat!

30 Korrik, 2025
Bota

Mashtrimi/ Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

30 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.