Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e kësaj së hëne rrethin Sındırgı në provincën Balıkesir në veriperëndim të Turqisë, rreth orës 22:49 sipas orës lokale.
Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, njoftoi se lëkundjet u ndjenë gjerësisht në Izmir, Bursa, Stamboll dhe Tekirdağ, ndërsa disa ndërtesa në Sındırgı janë shembur.
Sipas AFAD-it, epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej vetëm 5.99 kilometrash, duke e bërë atë tërmet të cekët, që shpjegon pse u ndje në një zonë kaq të gjerë.
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë dërguar menjëherë në terren për vlerësimin e dëmeve dhe kërkimin e të mbijetuarve.
Në deklaratën zyrtare, AFAD njoftoi se janë nisur vlerësimet e dëmeve, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara dhe të përdorin komunikimet online për të shmangur mbingarkesën e rrjeteve telefonike.











