Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter u regjistrua mesditën e së mërkurës në zonën mes Kretës dhe Antikithirës.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, epiqendra e tërmetit ndodhej 22 kilometra në juglindje të Antikithirës, ndërsa thellësia fokale ishte 50.7 kilometra.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet po monitorojnë situatën.