Tension të lartë. Përballja Shqipëri-Serbi është duke u luajtur, por tifozët kuqezi janë të ashpër në qëndrimet e tyre. Disa kanë hedhur gota plastike në fushë, dhe kjo bëri që të bëhet thirrja ”Mos hidhni objekte në fushë”.
NDESHJA
Takimi nisi me vërshëllima shurdhuese në “Air Albania” teksa në fushë ishte duke u ekzekutuar himni i Serbisë.
Në një moment kapiteni i Serbisë, Aleksandër Mitroviç, prek veshin, si pasojë e zhurmës së madhe që tifozët shqiptarë shkaktuan gjatë ekzekutimit të himnit serb.
Ndërkohë sa i përket lojës Serbia e nisi më mirë duke mbajtur topin, ndërsa Shqipëria të vetmin rast deri në minutën e 11-të e krijoi me Mario Mitajn.
Mbrojtësi i gjetur i pambuluar gjuajti fort nga distanca por topin ishte qëndroi duke bërë që të kontrollohej nga portieri kundërshtar.