• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 15 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Tensione mes Mbappé dhe Arbeloa pas fitores së Real Madrid ndaj Oviedo

15 Maj, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Situata te Real Madrid vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa këtë herë në qendër të vëmendjes është përplasja publike mes Kylian Mbappé dhe trajnerit Alvaro Arbeloa.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas fitores 2-0 ndaj Oviedo, ku Mbappé e nisi ndeshjen nga stoli, sulmuesi francez foli hapur për situatën e tij dhe nuk i kurseu mesazhet për trajnerin. Ai deklaroi se Arbeloa i kishte thënë se ishte “sulmuesi i katërt” në hierarkinë e skuadrës.

“Duhet të pranoj idenë e trajnerit. Më duhet të punoj që të jem më i mirë se Vini, Mastantuono dhe Gonzalo”, u shpreh Mbappé, duke lënë të kuptohet qartë pakënaqësinë e tij.

Lexo edhe:

De la Fuente pas triumfit ndaj Francës: Këto momente janë vetëm për të zgjedhurit

Spanja shkatërron Francën, bëhet finaliste e parë e botërorit 2026

Arbeloa u përgjigj më pas në konferencë për shtyp, duke mohuar se i kishte thënë diçka të tillë sulmuesit francez. “Nuk ia kam thënë këtë. Do të doja të kisha katër sulmues, ndoshta nuk më ka kuptuar mirë”, deklaroi trajneri i Real Madrid.

Por tensioni nuk u ndal aty. Mbappé kritikoi edhe mënyrën si skuadra ka ndryshuar gjatë sezonit, duke theksuar se Real Madrid e nisi mirë në La Liga dhe Champions League, por humbi qartësinë në pjesën e dytë të sezonit.

“Kishim një stil të qartë loje dhe e lamë të na rrëshqiste nga duart”, tha francezi.

Pika më e nxehtë e përplasjes lidhet me El Clasico. Sipas raportimeve, Mbappé nuk e priti mirë faktin që nuk do të ishte titullar ndaj Barcelona. Më pas, ai u largua nga stërvitja në minutat e fundit për shkak shqetësimesh fizike dhe nuk u përfshi fare në listën e ndeshjes.

Arbeloa, nga ana tjetër, ka dhënë sinjale të qarta se nuk do të lejojë askënd të vendosë mbi autoritetin e tij. “Sa kohë jam unë në këtë karrige, vendos unë. Nëse nuk u pëlqen, mund të presin ndeshjen tjetër”, u shpreh trajneri.

Tensionet mes palëve vijnë në një moment shumë të vështirë për Real Madrid, që po mbyll një sezon të trazuar, me rezultate zhgënjyese dhe shumë polemika brenda dhomës së zhveshjes.

Mbappé u përball edhe me fishkëllima nga tifozët në Bernabéu kur hyri në fushë ndaj Oviedo, por francezi reagoi me një buzëqeshje të lehtë. Megjithatë, deklaratat e tij pas ndeshjes treguan se situata në Valdebebas është larg qetësisë.

Tags: Alvaro Arbeloael clasicoKylian MbappéReal madrid

Nga Kategoria

Lajme

De la Fuente pas triumfit ndaj Francës: Këto momente janë vetëm për të zgjedhurit

14 Korrik, 2026
Bota

Spanja shkatërron Francën, bëhet finaliste e parë e botërorit 2026

14 Korrik, 2026
Bota

Spanja kalon në avantazh, i shënon Francës me penallti

14 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

De la Fuente pas triumfit ndaj Francës: Këto momente janë vetëm për të zgjedhurit

14 Korrik, 2026

Spanja shkatërron Francën, bëhet finaliste e parë e botërorit 2026

14 Korrik, 2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

14 Korrik, 2026

Klevis Balliu kërkon të bëhet “i dyti” në PD: Dua që të jem nënkryetar, kam ambicje

14 Korrik, 2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

14 Korrik, 2026

Pas deklaratës për “spastrim etnik”, Kosova shpall non grata ministren serbe

14 Korrik, 2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

14 Korrik, 2026

Bora Muzhaqi e bindur: Jemi në trenin e duhur që na çon në BE

14 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.