• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 15 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Të varrosa ditën e ditëlindjes time”, motra e Renis Dobrës rrëqeth me fjalët për vëllain e vrarë në Mat: S’do festoj kurrë më

31 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjarja tronditëse që ndodhi pak javë më parë në zonën e Matit ka lënë pas jo vetëm një jetë të humbur në mënyrë barbare, por edhe një plagë të hapur në zemrat e familjarëve dhe komunitetit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Renis Dobra, vetëm 23 vjeç, u vra në mënyrë çnjerëzore dhe më pas trupi i tij u hodh në ujërat e liqenit të Ulzës, së bashku me automjetin që drejtonte. Sipas hetimeve të para të Policisë së Shtetit, autorët e dyshuar të kësaj vrasjeje janë Aleksandër Bushgjokaj, Kristi alias Kristë Bushgjokaj dhe Fation Bushgjokaj. Motivi i dyshuar lidhet me të kaluarën kriminale të grupit të Bushgjokajve dhe përfshirjen e mëhershme të viktimës në veprimtari të jashtëligjshme gjatë kohës që jetonte në Gjermani.

Por përtej dosjeve hetimore dhe analizave të policisë, ajo që ka prekur zemrat e mijëra shqiptarëve është mesazhi i motrës së Renisit, e cila në rrjetet sociale ka publikuar një letër rrënqethëse për të vëllanë.

Lexo edhe:

Përshkallëzohet revolta, qytetarët marshojnë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Paralizohet qarkullimi (VIDEO)

Denoncimi: Ermal Dredha i mban valixhet Edi Ramës në Zvicër

Screenshot

“Me the që do vije… I the mamasë t’i bënte gati rrobat, se do vije tek unë për ditëlindje…”, shkruan ajo. Por dita e ditëlindjes u kthye në një ankth që nuk do të harrohet kurrë. Në vend që të festonin, familjarët u përballën me lajmin e tmerrshëm për zhdukjen e Renisit dhe më pas, me konfirmimin e vrasjes së tij.

Postimi i saj, i shpërndarë me mijëra herë në rrjet, është një përshkrim emocional i dhimbjes që ndjen një motër për humbjen e papritur të vëllait të saj – një dhimbje që s’njihet nga asnjë orar, asnjë ditë, asnjë fjalë ngushëllimi.

“Isha në një makth që nuk mund ta zgjoja dot veten prej tij. Të kërkoja kudo, dhe ta dija që nuk do të të shihja më… kjo është një çmenduri që nuk përshkruhet me fjalë…”, shkruan ajo.

Në fund të mesazhit prekës, ajo i drejtohet Renisit me fjalët:

“Për ditëlindjen time… unë nuk dua dhurata. Dua ty. Por meqë nuk mund të të kem, do të mbaj me vete — në çdo frymëmarrje, në çdo hap. Përgjithmonë.”

Ngjarja ka tronditur jo vetëm opinionin publik në zonën e Matit, por edhe më gjerë në mbarë vendin. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa familjarët kërkojnë drejtësi për humbjen e të riut.

Vrasja e Renis Dobrës është një tjetër rast që ngre alarmin për rrezikun dhe pasojat tragjike të përfshirjes në aktivitetet kriminale, dhe për nevojën për drejtësi të plotë për viktimat që nuk mund të flasin më për veten e tyre.

Tags: renis dobra

Nga Kategoria

Kryesore

Përshkallëzohet revolta, qytetarët marshojnë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Paralizohet qarkullimi (VIDEO)

15 Qershor, 2026
Aktualitet

Denoncimi: Ermal Dredha i mban valixhet Edi Ramës në Zvicër

14 Qershor, 2026
Aktualitet

Protestat masive dhe largimi i deputetes, PS mbledh nesër kryesinë dhe grupin parlamentar

14 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Khedira rikthehet te Real Madrid, ish-mesfushori bëhet pjesë e stafit të Mourinhos

15 Qershor, 2026

Kamada i prish festën Holandës, Japonia merr pikë në frymën e fundit

15 Qershor, 2026

Përshkallëzohet revolta, qytetarët marshojnë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Paralizohet qarkullimi (VIDEO)

15 Qershor, 2026

Denoncimi: Ermal Dredha i mban valixhet Edi Ramës në Zvicër

14 Qershor, 2026

Protestat masive dhe largimi i deputetes, PS mbledh nesër kryesinë dhe grupin parlamentar

14 Qershor, 2026

“Neomalsorja” njoftoi largimin nga PS, Helena e Ramës: Dorëzo mandatin dhe tesrën e partisë

14 Qershor, 2026

Për çfarë e ka fjalën? Protestuesi: Pas 15 ditësh jemi gati të fillojmë me planin B, nëse duhet do…

14 Qershor, 2026

Gjermania fiton thellë, por Comenencia shkruan historinë për Curaçaon

14 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.