Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën Gjilan – Kamenicë, pranë një karburanti.
Si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i plagosur. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, bëri të ditur se dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.
“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të pe











