Tiranë – Panik në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një gjyqtar është qëlluar dhe ka mbetur i plagosur.
Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa perimetri është rrethuar. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes apo identiteti i autorit.
Grupet hetimore ndodhen në terren dhe po punojnë për sqarimin e plotë të dinamikës.










