• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Të hënën nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

8 Shkurt, 2026
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën nis faza përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Prokuroria, ekipi mbrojtës dhe të pandehurit do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara.   Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale në Hagë, Artan Çerkini tregon se çfarë mund të dëgjohet në Speciale nga data 9 deri më 18 shkurt.

“Jemi në fazën përfundimtare sepse fjalët përfundimtare të palëve në këtë procedurë shënojnë edhe përfundimin e procedurës. Natyrisht, në fjalën përfundimtare, si prokuroria si mbrojtja do t’i përmbledh faktet dhe provat, secila për ta mbrojtur pozicionin e vet. Fillimisht do të startojë prokuroria, pastaj mbrojtja. Ekziston një aktvendim i gjykatës ku në mënyrë të qartë përcaktohen edhe detajet. Në atë aktvendim thuhet se prokuroria do t’i ketë tetë orë, ndërsa secili ekip mbrojtës nga katër orë e gjysmë. Edhe të pandehurit do t’i kenë nga 20 minuta për t’i drejtuar gjykatës. Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare trupi gjykues do të tërhiqet për vendimmarrje. Trupi gjykues sipas vendimmarrjes i ka tre muaj që të marrë vendim, mirëpo nëse trupi gjykues e vlerëson se i duhet më shumë kohë, trupi gjykues mund të kërkojë nga kryetarja e gjykatës që afati për marrjen e vendimit të vazhdohet”, ka thënë Çerkini.

Lexo edhe:

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryekomisionerëve

Mozzik i bën “diss” vetes, përmend Loredanën dhe partnerin e saj futbollist

Blendina Veliçi, e cila është monitoruese në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë se ky proces ka qenë i stërzgjatur.

“Ky rast është zgjatur tej mase, e kemi thënë edhe ne si IKD që edhe paraburgimi ndaj tyre për pesë vite ka qenë i paarsyeshëm sepse ata vet u janë dorëzuar drejtësisë. Megjithatë mund të themi se në këtë rast janë administruar një numër i madh i provave, janë dëgjuar një numër i madh i dëshmitarëve. Megjithatë, ne presim që trupi gjykues të bëjë vlerësimin e duhur të secilës provë dhe të secilit dëshmitar, në mënyrë që të reflektohet pastaj edhe në vendimin final”, shprehet ajo.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërkohë që në Prishtinë në 17 shkurt pritet të mbahet një protestë në mbështetje të tyre.

Nga Kategoria

Kosova

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryekomisionerëve

6 Shkurt, 2026
Ekstra

Mozzik i bën “diss” vetes, përmend Loredanën dhe partnerin e saj futbollist

5 Shkurt, 2026
Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, një i plagosur

4 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Partia e Takaichit në rrugë për një fitore të madhe në zgjedhjet në Japoni

8 Shkurt, 2026
Dosja Epstein: Mandelson emërohet ministër dhe ambasador, dorëhiqet shefi i kabinetit të Starmerit

Dosja Epstein: Mandelson emërohet ministër dhe ambasador, dorëhiqet shefi i kabinetit të Starmerit

8 Shkurt, 2026

Aksidenti i frikshëm i kampiones në Cortina, 41-vjeçarja përplaset dhe gara ndërpritet

8 Shkurt, 2026
Disponimi i ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Jemi gati të paguajmë.

Disponimi i ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Jemi gati të paguajmë.

8 Shkurt, 2026
Opinion/ Preç Zogaj: "Reforma" e reformave nuk mund të arrihet duke hequr foshnjën nga vaska

Opinion/ Preç Zogaj: “Reforma” e reformave nuk mund të arrihet duke hequr foshnjën nga vaska

8 Shkurt, 2026
Surprizë në DGA Awards: Leonardo DiCaprio i jep nderin Paul Thomas Andersonit

Surprizë në DGA Awards: Leonardo DiCaprio i jep nderin Paul Thomas Andersonit

8 Shkurt, 2026

Paralajmëron Izraeli: Do ta godasim Iranin nëse është e nevojshme edhe pa SHBA-në

8 Shkurt, 2026
Provimet në Maqedoninë e Veriut do të ofrohen gjithashtu në shqip, ministrja Spiropali mbështet iniciativën e ambasadorit Meidani

Provimet në Maqedoninë e Veriut do të ofrohen gjithashtu në shqip, ministrja Spiropali mbështet iniciativën e ambasadorit Meidani

8 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.