Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Presidenti francez Emmanuel Macron tërhoqi vëmendjen e mediave dhe publikut jo vetëm për mesazhet e tij politike, por edhe për një detaj të veçantë të pamjes: syzet e diellit nga prodhuesi iVision Tech. Pas publikimit të fotografive të tij, të cilat u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, aksionet e grupit shënuan një rritje të menjëhershme prej gati 28%.
Grupi që zotëron markën e njohur franceze të syzeve luksoze Henry Jullien bëri të ditur se modeli i mbajtur nga Macron ishte Pacific S 01, me një çmim prej 659 eurosh. Ky detaj i vetëm mjaftoi për të rritur interesin e tregut dhe për t’i shtuar rreth 3.5 milionë euro kapitalit tregtar të kompanisë italiane.
Ngjarja u shoqërua me një valë memesh dhe komentesh në rrjetet sociale, ku pamja e Macron u krahasua shpesh me stilin e pilotëve të filmit të famshëm “Top Gun”, duke iu referuar personazhit të interpretuar nga Tom Cruise.
Ndërkohë, zyra e Presidentit sqaroi se mbajtja e syzeve të diellit, edhe pse në ambient të mbyllur, kishte arsye shëndetësore. Sipas njoftimit zyrtar, Macron kishte pasur një shqetësim me sytë dhe përdorimi i syzeve ishte një masë parandaluese për mbrojtjen e shikimit.










