• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 26 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Sulmet turke në Siri, raportohet për 27 civilë të vrarë

25 Tetor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup monitorues i luftës në Siri tha më 25 tetor se sulmet me dronë të Turqisë kanë vrarë 27 civilë në Siri në 24 orët e fundit.

Turqia ka nisur sulmet në Siri dhe Irak kundër militantëve kurdë, pas një sulmi vdekjeprurës në një kompani të mbrojtjes në Ankara më herët gjatë javës.

Forcat turke “në mënyrë dramatike kanë përshkallëzuar sulmet e tyre ajrore dhe tokësore në veri dhe lindje të Sirisë”, që nga dita e enjte, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

Lexo edhe:

I vihet tritol Kozakut: Jap 10 mijë euro kush më tregon autorin

Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë

Grupi monitorues shtoi se ka dokumentuar 45 sulme me dronë dhe katër nga avionët luftarakë që kanë goditur infrastrukturë, përfshirë edhe stacione të ujit, energjisë dhe gazit.

Turqia nisi sulmet ajrore të mërkurën ndaj militantëve kurdë në Irak dhe Siri, duke i fajësuar ata për sulmin në Ankara që ka të vrarë pesë persona.

Edhe 22 persona u plagosën gjatë këtij sulmi, që Qeveria turke tha se ka “shumë të ngjarë” të jetë kryer nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, organizatë e ndaluar në Turqi.

Disa orë pas sulmit pranë kryeqytetit turk, “një operacion ajror u krye ndaj caqeve terroriste në veri të Irakut dhe Siri”, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

“Në total, 32 caqe që i përkisnin terroristëve janë shkatërruar me sukses”.

Forcat Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, thanë përmes një deklarate më 24 tetor se sulmet ajrore turke kanë vrarë 12 civilë në verilindje të Sirisë dhe plagosën 25 të tjerë.

“Përveç në zonat e banuara, avionët luftarakë të Turqisë dhe dronët kanë shënjestruar furrat e bukës, stacione të energjisë, ndërtesa të naftës dhe pika të kontrollit të Forcave të Brendshme [kurde] të Sigurisë”, thanë këto forca, duke thënë se po ashtu Turqia ka kryer granatime.

Forcat Demokratike Siriane mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, udhëhoqën fushatën që dëboi xhiadistët e grupit militant, Shteti Islamik, nga pjesët e Sirisë më 2019.

Turqia i sheh Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG), që dominohen nga Forcat Demokratike Siriane, si degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit që nga vitet ’80 lufton për autonomi në juglindje të Turqisë, në konfliktin që ka vrarë dhjetëra mijëra persona. PPK-ja konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.

Tags: sirisulmeturqi

Nga Kategoria

Aktualitet

I vihet tritol Kozakut: Jap 10 mijë euro kush më tregon autorin

25 Korrik, 2025
Kryesore

Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë

25 Korrik, 2025
Aktualitet

S’ka më të dashur dhe grua njëkohësisht! Kodi i ri penal: 4 vite burg për bigaminë

25 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Disa të rinjë shqiptarë nga Kosova përdhosin flamurin kuqezi: VIDEO që ka ndezur polemikat. Reagon policia

25 Korrik, 2025

I vihet tritol Kozakut: Jap 10 mijë euro kush më tregon autorin

25 Korrik, 2025

Policia dhe BKH kontrolle ‘blic’ në Tiranë, Vlorë dhe Palasë! Lëshohen 7 masa sigurie, SKYECC “bën namin”

25 Korrik, 2025

Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë

25 Korrik, 2025

Zjarri shkrumboi në tre fshatra në Delvinë, banori: Zjarrfikësja nuk kishte ujë

25 Korrik, 2025

S’ka më të dashur dhe grua njëkohësisht! Kodi i ri penal: 4 vite burg për bigaminë

25 Korrik, 2025

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët

25 Korrik, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-kryeministri, Abdyl Xhaja

25 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.