Një sulm me thikë ka ndodhur këtë të enjte në një qendër tregtare në Tampere të Finlandës. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur rreth orës 16:30.
Nuk është e qartë se sa njerëz janë plagosur ose cila është gjendja e tyre shëndetësore.
Një dëshmitar okular i tha medias finlandeze se pa kalimtarë duke u dhënë ndihmën e parë dy personave të shtrirë përtokë, e cila ishte e mbuluar me gjak.
Policia ka arrestuar një 20-vjeçar që besohet të jetë sulmuesi dukke deklaruar se nuk ka më rrezik për publikun. Motivet e sulmuesit janë aktualisht të panjohura.