• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 27 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rama në Fier: Rritja ekonomike, si kurrë më parë

11 Prill, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, nga Fieri, mbajti fjalën e tij në kuadër të programit Punë për Shqipërinë, sot në 11 prill. Akuzoi opozitën se merret me fabrikime dhe thashetheme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Partia Socialiste është e vetmja forcë politike, e cila do ta anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Kundër nesh hidhet baltë, sikundër dhe ndaj vendit tonë. Ne jemi pranë atyre njerëzve që punojnë, që shërbejnë dhe kështu me radhë. Ne duhet t’i japim jetë organizatës së Partisë Socialiste. Janë bërë shumë punë dhe janë arritur shumë rezultate. Sot ne, duke qenë se ekonomia është rritur, kemi mundësi që të indeksojmë pagat dhe pensionet. Sot njihet vjetërsia e punës. Kur kemi marrë detyrën, pensioni mesatar ka qenë 86 euro. Kaq është shtesa  që ne japim. Ne do vazhdojmë rritjen e pagave dhe pensioneve. Kjo ka ardhur për shkak të rritjes ekonomike. Rritje pensioni do ketë çdo vit”, tha Rama.

Foli dhe për korrupsionin, duke thënë se matjet bëhen me perceptim.

Lexo edhe:

E papritur! Brikena konfirmon ndarjen nga Mateo?

170 të arrestuar në 8 vite, Eurojust jep detaje mbi operacionin Shqipëri-Itali që goditi trafikun ndërkombëtar të drogës

“Flasin për korrupsionin, duke thënë se është rritur si asnjëherë më parë. Si ka mundësi që korrupsioni qenka rritur “ku nuk mban” sipas tyre e ndërkohë rriten pagat, rriten pensionet, rriten investimet. Investimet e huaja ishin 400 milionë euro në vit dhe shkuan në 1.6 miliardë vitin e kaluar. Si ka mundësi që të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur? Kur rritet korrupsioni, duhet të ulen këto? Nuk është e mundur ndryshe. Ne po marrim rezultate të punëve që kemi bërë dhe të bazave që kemi vendosur. Nëse sot jemi pranë anëtarësimit të BE-së, ndodh për shkak të rezultateve”, deklaroi Rama.

Komentoi edhe Prokurimet Publike. Sipas tij, PPP-të në Shqipëri janë në standardet e mesatares së BE-së dhe në disa raste edhe më lart se vetë vendet e BE-së.

“Prokurimet Publike, që flitet kaq shumë dhe ku ekzistojnë gjasat të vidhet më shumë, në fakt, sipas të huajve, rezulton se janë një proces tepër i suksesshëm. Drejtësia do veprojë, por në Shqipëri nuk e bën ligjin korrupsionin dhe nuk dikton korrupsioni. Mund të përballem me këdo, por me fakte, jo me perceptime dhe me gjyqe publike, se ashtu është e vështirë që t’ia dalësh. Me perceptime është e vështirë t’ja dalësh, sepse ka interesa, ka këndvështrime. Ata që na ndjekim mbrapa, natyrisht që ndihen më keq dhe gjejnë arsye në hava se përse fitojmë ne 83 mandate. Sa më shumë ata akuzojnë, aq më shumë ne fitojmë”, u shpreh Rama.

Tags: fierRamarritja ekonomike

Nga Kategoria

Lajme

E papritur! Brikena konfirmon ndarjen nga Mateo?

27 Maj, 2026
Aktualitet

170 të arrestuar në 8 vite, Eurojust jep detaje mbi operacionin Shqipëri-Itali që goditi trafikun ndërkombëtar të drogës

27 Maj, 2026
Bota

Memorandumi mes SHBA dhe Iranit/ Mediat: Hiqet bllokada, hapet Hormuzi

27 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

E papritur! Brikena konfirmon ndarjen nga Mateo?

27 Maj, 2026

170 të arrestuar në 8 vite, Eurojust jep detaje mbi operacionin Shqipëri-Itali që goditi trafikun ndërkombëtar të drogës

27 Maj, 2026

Kreu i OBSH bën thirrje për armëpushim në Kongo për të frenuar epideminë e Ebolës

27 Maj, 2026

Valë e nxehtë në Evropë, temperaturat thyejnë rekorde në Britani dhe Francë

27 Maj, 2026

Zelensky letër Presidentit Trump: Na mbështesni

27 Maj, 2026

Memorandumi mes SHBA dhe Iranit/ Mediat: Hiqet bllokada, hapet Hormuzi

27 Maj, 2026

Valverde flet pas përplasjes me Tchouaméni: Kjo do të më bëjë kapiten më të mirë

27 Maj, 2026

Manchester City kërkon rikthimin e Pedro Porro, Tottenham vendos çmimin për mbrojtësin spanjoll

27 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.