• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Sulm izraelit në Gazë, raportohet për 40 të vrarë

28 Prill, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë tha se sulmet izraelite të hënën vranë të paktën 40 persona në të gjithë territorin palestinez, ku është ndaluar hyrja e ndihmave për më shumë se 50 ditë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Izraeli rifilloi fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës më 18 mars. Një marrëveshje armëpushimi që kishte ndalur në masë të madhe luftimet për dy muaj u prish shkaku i mosmarrëveshjeve midis Izraelit dhe grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, Hamas, sulmi i të cilit nxiti luftën në vitin 2023.

Zyrtari i mbrojtjes civile, Mohammed al-Mughayyir, i tha AFP-së se 40 persona ishin vrarë që nga agimi i së hënës.

Lexo edhe:

Të përqafuar e duke qeshur, Rama dhe ambasadorja Kimberly rishfaqen në Greqi!

“Dronë e mjete inteligjente, ndjekin çdo shkelje”/ Ministri Lamallari mesazh për shoferët: Teknologjisë nuk i shpëtoni

Mes tyre ishin tetë persona që u vranë në një sulm izraelit mbi shtëpinë e familjes Abu Mahadi në Jabalia, në veri të territorit.

“Ata po flinin në shtëpitë e tyre, duke u ndjerë të sigurt, kur raketat goditën… kjo skenë të bën të dridhesh”, tha Abdul Majeed Abu Mahadi, 67 vjeç, i cili shtoi se vëllai i tij u vra në sulm.

“Nëse një person do ta shikonte këtë skenë, do të shihte fëmijë, gra dhe burra të moshuar të copëtuar, të dhemb zemra, por çfarë mund të bëjmë?”, shtoi ai.

Agjencia e mbrojtjes civile raportoi se dhjetë persona të tjerë u vranë në një sulm izraelit mbi shtëpinë e familjes Al-Ghamari në zonën Al-Sudaniya, në veriperëndim të qytetit të Gazës.

Një sulm mbi shtëpinë e familjes Al-Agha vrau tetë persona të tjerë në një zonë të Khan Yunisit në jug, shtoi ajo.

Katërmbëdhjetë të tjerë u vranë në katër sulme të veçanta në të gjithë territorin, tha mbrojtja civile, përfshirë një që goditi një tendë ku strehoheshin të zhvendosurit në kampin Al-Shafii, në perëndim të Khan Yunisit.

Lidhur me këto sulme nuk ka pasur ende asnjë koment nga ushtria izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha të hënën se të paktën 2.222 persona janë vrarë që kur Izraeli rifilloi sulmet, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve që nga shpërthimi i luftës në 52.314.

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 solli vdekjen e 1.218 personave në anën izraelite, kryesisht civilë, sipas një bilanci të AFP-së bazuar në shifra zyrtare.

Militantët gjithashtu rrëmbyen 251 persona, 58 prej të cilëve ende mbahen në Gazë, përfshirë 34 që ushtria izraelite thotë se janë të vdekur.

Izraeli thotë se fushata e tij e re ushtarake synon ta detyrojë Hamasin të lirojë pengjet e mbetura.

Tags: gaza

Nga Kategoria

Kryesore

Të përqafuar e duke qeshur, Rama dhe ambasadorja Kimberly rishfaqen në Greqi!

24 Prill, 2026
Aktualitet

“Dronë e mjete inteligjente, ndjekin çdo shkelje”/ Ministri Lamallari mesazh për shoferët: Teknologjisë nuk i shpëtoni

24 Prill, 2026
Kryesore

“Kam peng…”, Kryemadhi: SPAK më futi në sherr me Metën, i kishin çuar mesazhet e mia

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mourinho ka një afat vendimtar te Benfica, telefonata nga Real Madridi mund të ndryshojë gjithçka

24 Prill, 2026

Të përqafuar e duke qeshur, Rama dhe ambasadorja Kimberly rishfaqen në Greqi!

24 Prill, 2026

Ëndrra Guardiola për Italinë, a është vërtet e mundur?

24 Prill, 2026

Lajm i keq për Real Madridin, Tchouaméni mungon ndaj Betis

24 Prill, 2026

“Dronë e mjete inteligjente, ndjekin çdo shkelje”/ Ministri Lamallari mesazh për shoferët: Teknologjisë nuk i shpëtoni

24 Prill, 2026

“Kam peng…”, Kryemadhi: SPAK më futi në sherr me Metën, i kishin çuar mesazhet e mia

24 Prill, 2026

Aksident tragjik në Gjermani, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar

24 Prill, 2026

Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë/ Në pranga 26-vjeçari në Laç, akuzohet për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.