Një studim i fundit sugjeron se fillimi i ditës së punës herët në mëngjes mund të ketë pasoja reale për shëndetin dhe performancën tonë. Sipas kërkimeve në fushën e ritmi cirkadian, kur orari i punës nuk përputhet me ritmin natyral të trupit, kjo ndikon drejtpërdrejt në funksionimin mendor dhe fizik. Eksperti britanik Paul Kelley ka argumentuar se nisja e aktivitetit para orës 10:00 të mëngjesit mund të jetë, në mënyrë figurative, një “torturë” për organizmin, pasi trupi nuk është ende plotësisht i zgjuar dhe funksional.
Një nga shembujt më konkretë vjen nga një studim i realizuar në një shkollë në Britani, ku orari i fillimit të mësimit u zhvendos nga ora 08:50 në 10:00. Rezultatet ishin domethënëse: mungesat për shkak sëmundjeje ranë me 50%, ndërsa performanca akademike u rrit me 17%. Këto të dhëna tregojnë se lodhja dhe mungesa e përqendrimit nuk janë thjesht çështje subjektive, por lidhen ngushtë me mënyrën se si funksionon biologjikisht trupi ynë.
Ekspertët theksojnë se respektimi i ritmit natyral të gjumit dhe zgjimit mund të përmirësojë ndjeshëm produktivitetin, humorin dhe shëndetin e përgjithshëm. Në këtë kontekst, pyetja që lind është: a duhet të rishikohen oraret tradicionale të punës dhe shkollës? Sepse, ndoshta, problemi nuk është te njerëzit… por te ora.











