• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Studimi/ Rritet numri i miliarderëve dhe pabarazia ekonomike në botë, shkak politikat e padrejta tatimore

21 Janar, 2025
tek Analizë, Bota, Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos,Oxfam njoftoi se vitin e kaluar numri i miliarderëve në botë është shtuar me 204 miliarderë të rinj. Oxfam bëri të ditur se pasuria e super të pasurve po rritet: pasuria e tyre totale është rritur nga 13 trilionë dollarë në 15 trilionë dollarë në vitin 2024, brenda një viti. Në të kundërt, 733 milionë njerëz nuk kanë ushqim të mjaftueshëm – rreth 152 milionë më shumë se në vitin 2019.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Studimi i Oxfam “Takers not Makers” zbulon se aktualisht ka 2,769 miliarderë në botë. Pasuria e tyre është rritur tre herë më shpejt në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë, me rreth 100 milionë dollarë në ditë.

Në Gjermani ka 130 miliarderë

Lexo edhe:

Paqja sjell një besim të ri në rajon, thotë CEO i Bordit të Turizmit të Azerbajxhanit

Rrëfimi i një të burgosuri ‘magjistar’ që arratiset nga burgu në Milano, pas daljes së tij të katërt nga burgjet evropiane

Në Gjermani pasuria totale e super tëpasurveu rrit me 26.8 miliardë dollarë në vitin 2024, në gjithsej 625.4 miliardë dollarë. U regjistruan edhe nëntë miliarderë të rinj, kështu që tani ka 130 miliarderë në Gjermani. Gjermania ka tani më së shumti miliarderë pas SHBA-së, Kinës dhe Indisë. Oxfam llogarit se miliarderët gjermanë përfitojnë mbi mesataren nga trashëgimia. Ndërsa 36 për qind e pasurisë së miliarderëve në mbarë botën vjen nga trashëgimia, në Gjermani kjo shifër shkon në 71 për qind.

Në të njëjtën kohë, varfëria është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të ruajnë standardin e tyre të zakonshëm të jetesës. “Kjo pabarazi ekstreme është shkaktuar kryesisht nga politikat e padrejta tatimore,” shpjegoi zëdhënësi i Oxfam Manuel Schmitt. “Super të pasurit shpesh paguajnë më pak taksa dhe kontribute sesa familjet e klasës së mesme,” thotë ai.

Oxfam: Kërcënimet për demokracinë

Sipas autorëve të studimit, të pasurit janë përfituesit më të mëdhenj të viteve të krizës. Nga këndvështrimi i kësaj organizate humanitare, hendeku në rritje ka pasoja për gjendjen globale, por edhe për gjendjen në shoqëritë kombëtare. Super të pasurit kanë siguruar me qëllim që strukturat e padrejta të mbeten të qëndrueshme. “Vendet ekonomikisht të forta në veriun global vazhdojnë të vendosin rregulla, nga të cilat përfitojnë super të pasurit dhe korporatat e tyre,” thuhet në raport. Kjo, thotë studimi, është ende pasojë e kolonializmit.

Drejtori ekzekutiv i Oxfam Gjermani, Serap Altinisik, paralajmëron për pasoja negative për demokracitë. “Pasuria shkon paralelisht me pushtetin politik. Këtë e shohim sot me rastin e rikthimit të Presidentit Donald Trump: një president miliarder i mbështetur nga njeriu më i pasur në botë, Elon Musk”, thotë Altinisik dhe shton: “Rritja e pasurisë së super të pasurve është e pakufizuar, ndërkohë që vështirë se ka përparim në luftën kundër varfërisë”.

Sipërmarrësit amerikanë të teknologjisë në krye

Raporti bazohet në të dhënat e revistës Forbes. “Edhe sikur të humbnin 99 për qind të pasurisë së tyre brenda natës, ata do të ishin ende miliarderë”, thuhet në raportet e “Forbes”, ku përfshihen edhe sipërmarrësit amerikanëtë teknologjisë, Jeff Bezos (Amazon), Mark Zuckerberg (Meta), Larry. Ellison (Oracle), Bill Gates dhe Steve Ballmer (të dy Microsoft) dhe Larry Page (Google).

Besohet se super të pasurit kanë ndikim në rritje mbi legjislacionin tatimor. Për shembull, në uljen e tatimit mbi të ardhurat e korporatave, tatimet joadekuate të fitimeve kapitale, përjashtimin nga tatimi mbi trashëgiminë dhe heqjen e tatimit mbi pasurinë.

“Midis viteve 1990 dhe 2017, numri i vendeve me taksë mbi vlerën e shtuar u trefishua nga 50 në më shumë se 150, ndërsa numri i vendeve me një taksë neto mbi pasurinë ka rënë nga dymbëdhjetë në katër”, thotë studimi i Oxfam./DW

Tags: pabarazi

Nga Kategoria

Bota

Paqja sjell një besim të ri në rajon, thotë CEO i Bordit të Turizmit të Azerbajxhanit

9 Dhjetor, 2025
Bota

Rrëfimi i një të burgosuri ‘magjistar’ që arratiset nga burgu në Milano, pas daljes së tij të katërt nga burgjet evropiane

9 Dhjetor, 2025
Bota

Raporti i OKB-së për mjedisin ‘i kapur’ për shkak të karburanteve fosile

9 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot për të zgjedhur drejtuesin e ri të BKH, prania e përfaqësuesve amerikanë.

Mbledhja e KLP, sot votohet për drejtuesin e ri të BKH, me praninë e përfaqësuesve amerikanë

9 Dhjetor, 2025
Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot për të zgjedhur drejtuesin e ri të BKH, prania e përfaqësuesve amerikanë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot për të zgjedhur drejtuesin e ri të BKH, prania e përfaqësuesve amerikanë.

9 Dhjetor, 2025
Osmani-Terrasit: Vazhdimi i masave ndaj Kosovës është i paarsyeshëm, i padrejtë dhe i pakuptueshëm.

Osmani-Terrasit: Vazhdimi i masave ndaj Kosovës është i paarsyeshëm, i padrejtë dhe i pakuptueshëm.

9 Dhjetor, 2025
Juventusi dhe Spalletti, njësoj si Tudori: tregu i transferimeve i pamjaftueshëm sjell rezultate të ngjashme sot...

Juventusi dhe Spalletti, njësoj si Tudori: tregu i transferimeve i pamjaftueshëm sjell rezultate të ngjashme sot…

9 Dhjetor, 2025

Paqja sjell një besim të ri në rajon, thotë CEO i Bordit të Turizmit të Azerbajxhanit

9 Dhjetor, 2025

Operatori kombëtar në KOLAPS: Asnjë fluturim nga Air Albania për dy ditë rresht, por kompania vazhdon të shesë bileta

9 Dhjetor, 2025

Gara për Avokatin e Popullit/ Përcaktohen 7 emrat e kandidatëve, kalojnë në seancë më 11 dhjetor

9 Dhjetor, 2025
Reporterët pa Kufij publikojnë bilancin e tmerrshëm: 67 gazetarë të vrarë në vitin e fundit.

Reporterët pa Kufij publikojnë bilancin e tmerrshëm: 67 gazetarë të vrarë në vitin e fundit.

9 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.