• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 13 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Spanja jep përgjigjen e madhe, Lamine Yamal dhe Oyarzabal shkëlqejnë ndaj Arabisë Saudite

21 Qershor, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja ka lënë pas dyshimet e ndeshjes së parë në Botërorin 2026, duke mposhtur bindshëm Arabinë Saudite me rezultatin 4-0 në Grupin H.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Skuadra e Luis de la Fuente reagoi në mënyrën më të mirë pas barazimit zhgënjyes me Cabo Verde, ndërsa ndryshimet në formacion dhanë menjëherë efekt. Lamine Yamal e nisi titullar dhe ishte protagonist që në minutat e para, duke krijuar panik në mbrojtjen saudite.

Talenti spanjoll e kërkoi golin disa herë dhe më në fund e gjeti pas një krosimi të ulët të Oyarzabal, duke u shfaqur në shtyllën e dytë për të shënuar golin e avantazhit. Një gol që i hoqi peshën Spanjës dhe i dha qetësi skuadrës.

Lexo edhe:

82 milionë euro ose Rodri qëndron: Manchester City refuzon ofertën e Barcelonës

PSG mposht Aston Villën dhe fiton Superkupën e Europës për të dytin vit radhazi

Arabia Saudite nuk arriti të reagonte dhe u duk e pafuqishme përballë presionit të “La Roja”. Mbrojtja me pesë lojtarë nuk i rezistoi ritmit të spanjollëve, ndërsa Oyarzabal përfitoi për të rikthyer versionin e tij më të mirë.

Sulmuesi bask shënoi golin e dytë pas një rrëmuje në zonë pas një goditjeje këndi, ndërsa vetëm pak minuta më vonë realizoi edhe të tretin, duke devijuar një top ajror që kaloi në zonën saudite.

Në pushim, De la Fuente vendosi të ruante energjitë e lojtarëve kryesorë dhe zëvendësoi dy autorët e golave, Lamine Yamal dhe Oyarzabal, me Yeremy Pino dhe Mikel Merino.

Edhe në pjesën e dytë, Spanja vazhdoi të kontrollonte plotësisht ndeshjen. Goli i katërt erdhi me fat, pas një goditjeje të fortë të Cucurellas. Portieri Al Owais e ndali fillimisht topin, por devijimi përfundoi te Tambakti dhe më pas në rrjetë.

Me këtë fitore, Spanja rikthehet fuqishëm në garë dhe shkon drejt ndeshjes së fundit të grupit me më shumë besim. Paraqitja ndaj Arabisë Saudite ishte përgjigjja që tifozët prisnin pas hapit fals në debutim.

Tags: arabia sauditekupa e botesSpanja

Nga Kategoria

Sporti

82 milionë euro ose Rodri qëndron: Manchester City refuzon ofertën e Barcelonës

13 Gusht, 2026
Sporti

PSG mposht Aston Villën dhe fiton Superkupën e Europës për të dytin vit radhazi

12 Gusht, 2026
Sporti

Zyrtare, Xavi Hernández emërohet trajneri i ri i Holandës

12 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

PS në Maliq del kundër Ramës, kundërshton shkrirjen e bashkisë me Korçën

13 Gusht, 2026

Dy shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të rëndësishme në gusht

13 Gusht, 2026

Shpërthim në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të plagosur

13 Gusht, 2026

Vritet ushtaraku rus në një sulm me bombë në Krime

13 Gusht, 2026

OBSH ngre alarmin: Ebola ka dalë jashtë kontrollit, përhapja më vdekjeprurëse

13 Gusht, 2026

Itali, gjenden 86 mijë euro në mobiljet e hedhura në rrugë

13 Gusht, 2026

Çarja e tubacionit të ujit, UKT njofton kufizime në disa zona të Tiranës

13 Gusht, 2026

Kamioni përplaset me barrierat e autostradës Novoselë-Vlorë, dërrasat e ndërtimit bien në asfalt

13 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.