Një 22-vjeçar, i akuzuar në Spanjë për tentativë vrasjeje është arrestuar në Shëngjin.
Në kuadër të operacionit “Fast”, u vu në pranga shtetasi O. P., 22 vjeç, lindur në Lezhë.
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza, Spanjë, më datë 18.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e shtetasit O. P., në Spanjë.











