• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

SPAK po përgjon gjyqtarin? Reagon sërish Gjykata Kushtetuese: Ka përpjekje për të ndërhyrë në pavarësinë tonë

4 Mars, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka reaguar publikisht mesditën e sotme ne lidhje me bujën mediatike ku thuhet se gjyqtarë të GJK janë vënë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin.

Në një njoftim zyrtar, Gjykata Kushtetuese sqaron se ky insitucion distancohet nga çdo keqinterpretim dhe diskus mediatik, duke theksuar se procesi i vendimmarrjes, bazohet në parime dhe procedura ligjore.

GJK cilëson çdo pretendim tjetër si një ndërhyrje në pavarësinë e institucionit dhe për ta përfshirë në debate juridike për të paragjykuar vendimmarrjen konkrete, ndërsa vijon të shtojë se kjo gjykatë do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj me korrektësi, integritet dhe e pavarur ndaj çdo ndikimi apo presioni të jashtëm.

Lexo edhe:

Shqipëria fiton minimalisht ndaj Letonisë, mban gjallë shpresën e kualifikimit në Botëror

Gjykata Supreme i jep leje Trumpit të ndalojë përkohësisht miliarda dollarë ndihmë të huaj

Reagimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese, nisur nga debati mediatik i ditëve të fundit, për vënien nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme të një gjyqtari kushtetues, që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së tij, konsideron me rëndësi që të sqarojë opinionin publik se në ushtrimin e misionit kushtetues për garantimin e epërsisë së Kushtetutës, ajo udhëhiqet nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në ligjin themelor.

Gjykata është e vetëdijshme për ndikimin që ka veprimtaria dhe forca e autoritetit të saj ndaj aktorëve politikë dhe institucionalë, ndaj medias, palëve në proces, ashtu edhe ndaj opinionit publik. Për këto arsye, Gjykata ndjek rregullat e transparencës në vendimmarrje, me qëllim krijimin dhe ruajtjen e besimit publik ndaj saj.

Gjykata ka shprehur edhe më parë bindjen se ushtrimi i veprimtarisë në një klimë besimi nga kushdo i shërben forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur, ndaj ka ngritur shqetësimin rreth keqinterpretimeve dhe përpjekjeve për ta përfshirë atë në debate të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrje konkrete dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj.

Pa dashur të bëhet pjesë e asnjë diskursi mediatik, Gjykata vlerëson të theksojë se procesi vendimmarrës në ushtrimin e funksionit për dhënien e drejtësisë kushtetuese bazohet në parimet dhe procedurat e parashikuara nga korniza kushtetuese dhe ligjore, duke qenë çdo vendimmarrje rezultat i një procesi diskutimesh të mendimeve dhe qëndrimeve të secilit gjyqtar kushtetues, sipas bindjes së tij të brendshme, për të cilat gëzon imunitet të garantuar nga Kushtetuta në ushtrim të funksionit të tij.Gjykata, duke pranuar rëndësinë që ka në një shtet të së drejtës ushtrimi i kompetencave të çdo organi publik në respektim të kornizës kushtetuese dhe asaj ligjore, dëshiron të theksojë se ajo, sikundër ka vepruar deri më tani, do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj me korrektësi, integritet dhe e pavarur ndaj çdo ndikimi apo presioni të jashtëm.

Kujtojmë që ditën e djeshme në media u publikuan disa dokumente ku dëshmohej se gjyqtari Gent Ibahimi është vendosur nën përgjim 15 ditor nga SPAK, lidhur me vendimin e dhënë për çështjen e të pandehurit Pëllumb Gjoka.Gent Ibrahimi është vendosur nën survejim pa një vendim gjykate me urdhër të prokurorit Klodian Braho dhe me miratim të Altin Dumanit, mbi dyshime të paarsyetuara, por duke argumentuar “në emër të dyshimit të arsyeshëm”.

Hetimet kanë nisur pas vendimit të dhënë nga GJK për çështjen e të pandehurit Pëllumb Gjoka, duke shtuar se ka dyshime për favorizim nga ana e gjyqtarëve, pasi vendimi i gjykatës ende nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke çuar kështu në nisjen e vënies në përgjim të gjyqtarit Ibrahimi dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Nga Kategoria

Aktualitet

Shqipëria fiton minimalisht ndaj Letonisë, mban gjallë shpresën e kualifikimit në Botëror

9 Shtator, 2025
Gjykata Supreme i jep leje Trumpit të ndalojë përkohësisht miliarda dollarë ndihmë të huaj.
Aktualitet

Gjykata Supreme i jep leje Trumpit të ndalojë përkohësisht miliarda dollarë ndihmë të huaj

9 Shtator, 2025
Shqipëri-Letoni/ Pjesa e dytë fillon në Tiranë, Sylvinho nuk bëri ndryshime (VIDEO)
Kryesore

Shqipëri-Letoni/ Pjesa e dytë fillon në Tiranë, Sylvinho nuk bëri ndryshime

9 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Pse njerëzit e pasur nuk i mbulojnë dritaret e tyre?

9 Shtator, 2025

Kylian Mbappe në ndihmë! Michael Olise dhe Aurelien Tchouameni shpëtojnë nga turpi

9 Shtator, 2025

Shqipëria fiton minimalisht ndaj Letonisë, mban gjallë shpresën e kualifikimit në Botëror

9 Shtator, 2025
Kualifikueset për Botërorin 2026: Norvegjia dominon me 11 gola ndaj Moldavisë, fitore e vështirë për Portugalinë dhe Francën

Kualifikueset për Botërorin 2026: Norvegjia dominon me 11 gola ndaj Moldavisë, fitore e vështirë për Portugalinë dhe Francën

9 Shtator, 2025

EA Sports FC 26: Salah kalon Haaland dhe Rodri, Isak merr rritje të madhe

9 Shtator, 2025

Skanerat CT para shtatzënisë mund të rrisin rreziqet në lindje

9 Shtator, 2025
Video/ Dominim total, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë pas fitores ndaj Letonisë me një gol të vetëm

Dominim total, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë pas fitores ndaj Letonisë me një gol të vetëm

9 Shtator, 2025
Mëngjesin e të mërkurës fillojnë inspektimet pranë Novi Pazarit, dyshime për një varrezë masive.

Mëngjesin e të mërkurës fillojnë inspektimet pranë Novi Pazarit, dyshime për një varrezë masive

9 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.