• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“SPAK mbyll dosjet e Ramës dhe vazhdon gjahun ndaj opozitës”, Berisha: Çdo orë që kalon është orë e diktaturës

10 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij si çdo natë para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

 Berisha tha se çdo ditë që kalon kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij vjedh qytetarët, ndërsa SPAK mbyll dosjet e tyre dhe, sipas kryedemokratit, vazhdon “gjahun” ndaj opozitës.

Lideri i opozitës ka rikthyer sonte në vëmendje arrestimin e ish-deputetit Ervin Salianji, ku tha se ai ndodhet në burg vetëm se denoncoi lidhjet e krimit të Geron Xhafës. 

Lexo edhe:

Kuvendi dhe Qeveria e re në Kosovë: Spiropali uron Haxhiun, Kurtin dhe Konjufcën për përgjegjësinë e tyre në forcimin e demokracisë.

Zbulohen bashkitë që hetohen nga SPAK, 40 nga 61 me dosje në Prokurorinë e Posaçme

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufijshme për ju misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të dinjitetit, të lirisë, të interesit kombëtar, të interesit të çdo shqiptari pararendës të vërtetë të fitores së opozitës dhe çlirimit të Shqipërisë nga narkodiktatura e Edi Ramës.

Të dashur miq, çdo ditë që kalon është frymëmarrje e pamerituar për regjimin e krimit, drogës, regjimin e hajnave, trafikantëve, kriminelëve dhe vrasësve.

Çdo ditë që kalon, Edi Rama me tentakulat e tij, me organizatën e tij kriminale –qeveri, me krerët kriminalë të bashkive vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin qytetarët shqiptarët.

Çdo ditë që kalon, organizata kriminale e Skapit të partisë mbyll dosjet e tyre dhe vazhdon gjahun politik ndaj opozitës.

Çdo orë që kalon është orë e diktaturës, orë e sundimit të krimit, hajdutëve dhe kriminelëve. Është orë e dhunës, terrorit ndaj opozitës.

Ftoj sot shqiptarët t’i shtrojnë pyetjen vetes: çfarë krimi ka kryer Ervin Salianji që ndodhet në burg, në qeli.

Çfarë krimi bëri ky deputet i ri që me guxim u tha shqiptarëve se krimineli, Gerond Xhafa nga Vlora, në vend se të ishte në burg në Itali, drejtonte trafiqe drejt Italisë nën mbrojtjen e vëllait të vetë, Faqezi Xhafa.

Ervin Salianji, me guximin e një politikani të vërtetë bëri publike regjistrimet e një gazetari guximtar, Jetmir Olldashi, në të cilat faktonte se Gerondi i Xhafës, jo merrej me trafiqe por merrej me tonelata e tonelata trafiqesh.

Dhe e vërteta është që, Gerondi në një mëngjes herët u detyrua të nisej drejt derës së burgut në Itali, ndërkohë faqeziu i tij ministër dha dorëheqjen për të nisur hakmarrjen me Edi Ramën ndaj Ervin Salianjit.

Tags: BerishaRamaspak

Nga Kategoria

Kuvendi dhe Qeveria e re në Kosovë: Spiropali uron Haxhiun, Kurtin dhe Konjufcën për përgjegjësinë e tyre në forcimin e demokracisë.
Aktualitet

Kuvendi dhe Qeveria e re në Kosovë: Spiropali uron Haxhiun, Kurtin dhe Konjufcën për përgjegjësinë e tyre në forcimin e demokracisë.

11 Shkurt, 2026
Aktualitet

Zbulohen bashkitë që hetohen nga SPAK, 40 nga 61 me dosje në Prokurorinë e Posaçme

11 Shkurt, 2026
Aktori James Van Der Beek, që luftonte me kancerin që nga viti 2023, ndërron jetë në moshën 48-vjeçare.
Aktualitet

Aktori James Van Der Beek, që luftonte me kancerin që nga viti 2023, ndërron jetë në moshën 48-vjeçare.

11 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Premier League: Manchester City dhe Aston Villa në sukses, Burnley triumfon pa Brojën

Premier League: Manchester City dhe Aston Villa në sukses, Burnley triumfon pa Brojën

11 Shkurt, 2026

Manchester City mposht Fulhamin 3-0 dhe i afrohet Arsenalit në garën për titull

11 Shkurt, 2026

Dhuna ndaj deputetit Nallbati në protestë, deputetja socialiste: Videoja ka dalë nga konteksti

11 Shkurt, 2026
Këtu është një titull i ri: 

"Historitë e Brendshme: Troje, Apartamente dhe Pallate me Vlerë Miliona Euro! Pasuria e Mahselfit të Ish-Zv. Drejtorit të AKSHI-t dhe Shkeljet Financiare që Fshehin Paratë e Korrupsionit"

Troje, apartamente e pallate me vlerë miliona euro: pasuria e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t nën lupë

11 Shkurt, 2026
Historia brenda: Daniel Shima, bestytnia, ‘internimi’ dhe truprojat! A është ‘pentito’ personi ‘hije’ që drejtonte lojën e pistë në AKSHI?!

Historia brenda: Daniel Shima, bestytnia, ‘internimi’ dhe truprojat! A është ‘pentito’ personi ‘hije’ që drejtonte lojën e pistë në AKSHI?!

11 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In