• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Sot fituan gjyqin, banorët flasin për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: U vra për pronën tonë, duam drejtësi

6 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Familjet që ishin në konflikt pronësie me Gjon Shkambin janë tronditur sot nga lajmi i vrasjes së gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Dhimbja e tyre bëhet më e madhe për faktin se magjistrati u vra teksa lexonte vendimin gjyqësor në favor të tyre, duke u dhënë të drejtë të jetonin në godinat që pretendonte si pronësi familja Shkambi.

Dhe bashkë me lajmin e mirë për fitimin e procesit gjyqësor të mbi 30 familjeve, ka ardhur edhe ai i kobshëm se magjistrati Kalaja u qëllua për vdekje për shkak të verdiktit që dha, pra për shkak të këtyre familjeve shkodrane, qytet nga i cili ishte edhe vetë.

Lexo edhe:

“Periudha tre ditore për shqyrtimin e dosjes së Ballukut është e mjaftueshme”, PD i kërkon Peleshit: Thirri Këshillin e Mandateve të martën.

PD kërkon nga Peleshit: Mblidh Këshillin e Mandateve të martën për të shqyrtuar dosjen e Ballukut

Por çfarë thonë vetë banorët? Ata kërkojnë dënimin maksimal për Gjon Shkambin dhe nipin e tij, teksa përloten për gjyqtarin Kalaja, duke vënë në dukje se u vra për ta dhe për të vendosur drejtësi, që të mos mbeteshin rrugëve.

Ndërsa shprehin ngushëllimet për familjen Kalaja, ata thonë se do të dëshironin të ishin edhe në varrim. Gjithashtu tregojnë kalvarin 15 vjeçar të gjyqeve, edhe pse për shtëpitë kishin dokumentacione të rregullta.

“Sot ishte gjyqi i Apelit, i fundit, gjyqi na ka dhënë ne të drejtë, tani u bë si u bë… për të gjithë ka qenë vendimi, për të gjithë. Vendimin e mori, janë 30 e ca familje. A më vjen keq për gjyqtarin? Sigurisht, ka vdekur për ne (përlotet). Se është edhe shkodran. Nuk ka vdek për veten, ka vdek pë të drejtën që ka pasur ai dhe për të drejtën tonë dhe s’na la që të na nxirrnin jashtë, se na ka lejuar shteti”, thotë një prej banorëve i përlotur për rastin.

Një tjetër banor u shpreh se Bashkia dhe Hipoteka  kishin bërë rrëmujë çështjen dhe në mënyrë të gabuar, duke theksuar se ajo ishte pronë shtetërore dhe jo private, kurse familja Shkambi i kishte humbur gjyqet.

“Fitimi i pronës dihet se është bërë në mënyrë të gabuar. Bashkia, hipoteka e kanë bërë këtë rrëmujë. Hipoteka e ka regjistruar. Pa vendim të Këshillit Bashkiak, si me qenë në hava. Kjo është pronë e shtetit, i kanë bërë me letra kot. Gjyqet i ka humbur ky. Nuk ka dokumente me nxjerr njerëz jashtë, as vendim, ka bërë manovrime. Ne nuk kemi vendim gjykatë me dal jashtë, asnjë lloj vendimi. Që në 2012 kemi nëpër seanca. Ka ardhur për të hyrë më forcë, por nuk ka mundur të futet. Fajin e ka Bashkia dhe Hipoteka. Konflikti vazhdon edhe sot”.

Familjet shprehen se prej vitit 2012 ata enden gjyqeve për të drejtën e tyre dhe nën rrezikun e nxjerrjes në rrugë, madje edhe nën presione dhe kërcënime të familjes Shkambi.

“Që nga 2012 na ka çuar nëpër gjyqe. Na ka bërë presione, kemi këtu që prej 30 vitesh. Të gjitha fajet i ka shteti. Shteti na i ka dhënë ne, ia ka dhënë edhe atij. Shteti i ka fajet”, thotë një tjetër banor.

Por sipas tyre, Gjon Shkambi ka shkuar deri tek kërcënimet me armë, kurse shteti ka qenë pasiv ndaj ankesave dhe denoncimeve të tyre të përsëritura.

Nga Kategoria

PD kërkon nga Peleshit: Mblidh Këshillin e Mandateve të martën për të shqyrtuar dosjen e Ballukut
Aktualitet

“Periudha tre ditore për shqyrtimin e dosjes së Ballukut është e mjaftueshme”, PD i kërkon Peleshit: Thirri Këshillin e Mandateve të martën.

22 Dhjetor, 2025

Lajme

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PD shkresë Kuvendit: Të mblidhet urgjent Këshilli i Mandateve

22 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Mëkatarë, aksidente dhe beteja: Ja filmat më të mirë të vitit 2025

22 Dhjetor, 2025
PD kërkon nga Peleshit: Mblidh Këshillin e Mandateve të martën për të shqyrtuar dosjen e Ballukut

“Periudha tre ditore për shqyrtimin e dosjes së Ballukut është e mjaftueshme”, PD i kërkon Peleshit: Thirri Këshillin e Mandateve të martën.

22 Dhjetor, 2025
PD kërkon nga Peleshit: Mblidh Këshillin e Mandateve të martën për të shqyrtuar dosjen e Ballukut

PD kërkon nga Peleshit: Mblidh Këshillin e Mandateve të martën për të shqyrtuar dosjen e Ballukut

22 Dhjetor, 2025

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PD shkresë Kuvendit: Të mblidhet urgjent Këshilli i Mandateve

22 Dhjetor, 2025
Opozita proteston sot në shesh, Berisha apelon për pjesëmarrje të gjerë: Të kërkojmë ndryshimin si në Bangladesh dhe Nepal.

Opozita proteston sot në shesh, Berisha apelon për pjesëmarrje të gjerë: Të kërkojmë ndryshimin si në Bangladesh dhe Nepal.

22 Dhjetor, 2025

Shkuan për të hequr tendat e një biznesi në Vlorë, dhunohen Drejtori i IMT, inspektori dhe polici

22 Dhjetor, 2025
Kurti: Investimet në teknologji do ta transformojnë Pejën në qendër të inovacionit në Dukagjin

Kurti: Investimet në teknologji do ta transformojnë Pejën në qendër të inovacionit në Dukagjin

22 Dhjetor, 2025

Mirë se vini në Wrexham! A janë Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney të lidhur me ‘këllëfë të artë’ pas shitjes së aksioneve dhe çështjeve lidhur me atë se çfarë do të ndodhte pa bashkëpronarët nga Hollywoodi?

22 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In