• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Skuadër me 6 persona në sulmin me kallashë ndaj Licit dhe Bushatit. Gjuajtën 38 plumba, viktimat s’mundën të kundërpërgjigjen

3 Nëntor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Plot 38 gëzhoja automatiku janë sekuestruar në një distancë rrugore prej 150 metra, në ngjarjen ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura Basha dhe Bashkim Basha.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

38 plumbat e lëshuara nga dy gryka automatiku, nuk i kanë dhënë asnjë mundësi reagimi Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, të cilët edhe pse ishin të armatosur me pistoleta, s’kanë pasur mundësi të kundërpërgjigjen ndaj personave që qëllonin me dy automatikë nga automjeti tip “Range-Rover”.

Pas kësaj ngjarje, situata në Shkodër vijon të jetë e rëndë, për shkak se 3 ditë pas masakrës policia, nuk ka asnjë person të identifikuar dhe arrestuar.

Lexo edhe:

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

Moti i keq të premten, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

Paraprakisht për këtë atentat të mirëorganizuar, policia Shkodër ka ngritur dyshimet e forta se skuadra e vrasësve në Dobraç, përbëhej nga 6 persona.

Tre prej tyre kanë marrë pjesë direkt në goditjen me armë, të cilët janë shoferi i “Range-Roverit” dhe dy gjuajtësit me kallashnikov.

Ndërsa dy persona të tjerë, besohet se kanë pasur rolin e gjurmimit dhe dhënies së informacionit për lëvizjet e makinës ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Kurse një peron i 6-të ka pasur rolin e pritësit të atentatorëve në zonën e Grudës në Shkodër, aty ku është djegur dhe makina së bashku me armët e krimit.

Me një makinë të dytë autorët janë larguar në drejtim ende të paditur nga Policia e Shtetit. Një nga anëtarët e grupit hetimor tha për “Ora News” se:

“…edhe gjatë kontrollit në banesat e anëtarëve të fisit Bajri në Dobraç, nuk u gjend asnjë send i paligjshëm. Shtëpitë e kontrolluara ishin të gjitha të pastra. Kjo për shkak se policia nuk përdori taktikën e befasisë së menjëhershme për të ushtruar kontrolle, por RENEA hyri për kontroll dy orë me vonesë pasi kishte ndodhur ngjarja e rëndë. Për shkak të kësaj vonese, disa prej anëtarëve të grupit Bajri në Dobraç, ka mundësi ti kenë pastruar shtëpitë e tyre…” – tha për “Ora News” një nga anëtarët e grupit hetimor.

Zona është e pa mbuluar në kamera, ndaj ende nuk është mësuar se prej nga ka ardhur automjeti tip “Range-Rover”, dhe nuk dihet me saktësi dinamika e plotë e krimit.

Ndërkohë nga ana tjetër, për këtë ngjarje të rëndë policia dhe prokuroria e Shkodrës ende nuk kanë marë në pyetje asnjë nga anëtarët e fisit Lici dhe Bushati.

Kjo pasi të dyja palët kanë qenë të tronditura për humbjen e djemve të tyre në këtë ngjarje dhe pyetja në polici ka qenë e pamundur. Pritet që policia të intervistojë ata në një kohë të mëvonshme.

Tags: atentatiHamza licishkoder

Nga Kategoria

Aktualitet

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

23 Korrik, 2026
Aktualitet

Moti i keq të premten, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

23 Korrik, 2026
Bota

Zjarre masive në Francë, mbi 20 mijë të evakuuar

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

23 Korrik, 2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

23 Korrik, 2026

Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin

23 Korrik, 2026

Moti i keq të premten, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

23 Korrik, 2026

Gomerët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë, sfidojnë edhe teknologjinë

23 Korrik, 2026

Zjarre masive në Francë, mbi 20 mijë të evakuuar

23 Korrik, 2026

Qytetari në protestë: Ne s’kemi bukë për të ngrënë, Rama paguan 4 mln euro për një koncert

23 Korrik, 2026

Pas tensioneve në Parlament, shkon në 23 numri i të shoqëruarve

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.