• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Skandali me subvencionet në bujqësi/ 4 dorëheqje në qeverinë greke

27 Qershor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Furtunë në qeverinë greke. Një ministër dhe tre zv/ ministra kanë dhënë dorëheqjen pas skandalit me subvencionet nga Bashkimi Europian.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Zyrtarët e lartë, ministri Makis Voridis, zëvendësministri i Jashtëm Tasos Hadjivassiliou, zëvendësministri i Zhvillimit Rural Dionysis Stamenitis dhe zëvendësministri i Qeverisjes Dixhitale Christos Boukoros nën hetim për dosjen voluminoze paraqitën dorëheqjen tek kryeministri Mitsotakis, i cili e pranoi.

Në qendër të skandalit është shpërndarja e paligjshme e subvencioneve për fermerët, gjatë një periudhe gjashtëvjeçare. Vetëm pak ditë më parë, Komisioni Europian vendosi një gjobë prej 415 milionë eurosh ndaj Greqisë – një shumë që mund të shkojë deri në 600 milionë euro – për keqmenaxhimin e fondeve dhe mungesën e kontrolleve të duhura në sektorin bujqësor.

Lexo edhe:

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

Hetimet janë intensifikuar pas mbërritjes në parlament të një dosjeje voluminoze prej mbi 3000 faqesh nga Prokuroria Europiane. Dokumenti përfshin edhe përgjime telefonike të realizuara nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës, që zbulojnë ndërhyrje politike të drejtpërdrejta, manipulim të aplikacioneve dhe favorizime sistematike në shpërndarjen e fondeve europiane.

Përgjimet kanë hedhur dritë mbi një rrjet të gjerë zyrtarësh të lartë dhe politikanësh të dyshuar për përdorim të fondeve si mjet për përfitime personale dhe elektorale, ndërsa fermerët në nevojë mbeteshin jashtë skemave të ndihmës.

Në dosje përmenden biseda të komprometuese mes zyrtarëve aktualë dhe ish-funksionarëve të qeverisë, ku evidentohet manipulimi i të dhënave, ndërhyrja në bazat e të dhënave dhe pagesa për ferma apo projekte që nuk kanë ekzistuar kurrë në realitet.

Nën presionin në rritje publik dhe politik, kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka pranuar dorëheqjen e Makis Voridisit, i cili më parë ka shërbyer edhe si ministër i Bujqësisë dhe ka mbikëqyrur agjencinë OPEKEPE, përgjegjëse për administrimin e fondeve bujqësore.

Krahas tij, kanë dhënë dorëheqje edhe zëvendësministrat Tasos Haxhivassiliou (i Jashtëm), Dionysis Stamenitis (Zhvillimi Rural), Christos Boukoros (Qeverisja Dixhitale), si dhe Sekretari i Përgjithshëm për Zhvillimin Rural, Giorgos Stratakos.

Hetimet pritet të thellohen në ditët në vijim, me mundësinë e zgjerimit të listës së të përfshirëve dhe evidentimin e praktikave të tjera abuzive që përfshijnë pagesa fiktive për kullota apo aktivitete të pakryera në realitet.

Tags: doreheqjegreqi

Nga Kategoria

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.
Lajme

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

8 Dhjetor, 2025
“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusinë.
Lajme

“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusin

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

8 Dhjetor, 2025

Bryan Mbeumo shënon, Manchester United fiton bindshëm 4–1 ndaj Wolves

8 Dhjetor, 2025
Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

8 Dhjetor, 2025
Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë.

Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë

8 Dhjetor, 2025

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

8 Dhjetor, 2025
Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij.

Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij

8 Dhjetor, 2025
Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus.

Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus

8 Dhjetor, 2025
“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusinë.

“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusin

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.