Situata e zjarreve në zonën e Gojanit në Pukë është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa vatrat e zjarrit raportohet se kanë dalë jashtë kontrollit.
Flakët po përhapen me shpejtësi në sipërfaqet pyjore, duke rritur rrezikun për zonat e banuara dhe duke krijuar një situatë të vështirë për banorët dhe ekipet që po përpiqen të përballojnë zjarrin.
Situatën e rëndon edhe ndërprerja e energjisë elektrike dhe problemet me komunikimin telefonik në zonat e prekura. Mungesa e komunikimit po vështirëson koordinimin e operacioneve dhe marrjen e informacionit nga terreni.
Banorët shprehen se ndërhyrja nga toka është bërë gjithnjë e më e vështirë për shkak të terrenit dhe përhapjes së flakëve, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri për të frenuar avancimin e zjarrit











