• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Situatë e vështirë nga moti i keq në Shqipëri! Probleme me ujin dhe energjinë elektrike. Si paraqitet situtata në akset kryesore

12 Janar, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe paraditen e së dielës vendi është përfshirë nga reshjet e dëborës kryesisht në zonën veriore dhe në zonën juglindore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur se, grupet e punës dhe mjetet borëpastruese janë në terren për të bërë të mundur qarkullimin pa probleme.

Balluku ndau në rrjete sociale pamje nga puna që po kryejnë borëpastrueset në akset rrugore, teksa i bëri apel drejtuesve të automjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, sipas zonave ku qarkullojnë.

Lexo edhe:

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

“Siguria rrugore është jetësore në këto momente. Evitoni lëvizjet automobilistike të panevojshme”, shkruan Balluku.

NJOFTIM PER MEDIAT

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe agjencitë e saj të varësisë janë në gatishmëri të plotë në të katërt anët e vendit.

Grupet e punës të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me mjete dhe kapacitete të shtuara, ndodhen në terren, për t’ju përgjigjur çdo problematike, si pasojë e përkeqësimit të motit.

AKSET RRUGORE

Pavarësisht kushteve të vështira të motit segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme.

Në aksin malor Vau i Dejës- Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash vazhdojnë reshjet e dëborës. Në Qafë Mali trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm. g”Grupet në terren po vazhdojnë pastrimin e rrugës. rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.

Në segmentin Klos-Peshkopi ka pasur reshje të dëborës shoqëruar, me erë të fortë, rekomamdohet përdorimi i zinxhirëve.

Në Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë(doganë), Sopot-Kerrnaj, Qafë Mejdan -Tropojë-Buçaj, B.Curri-Fierzë, B.Curri-Cerrnice, Sopot-Kam, reshjet e dëborës kanë pushuar, mjetet borëpastruese ndodhen në terren, ku po bëhet shperndarja e kripës.

Në Rajonin Qendror, në rrugën e Dajtit ka pasur reshje dëbore me intensitet. Po krijojnë problematikë mjetet me goma verore, pasi bllokojnë rrugën duke u kthyer në pengesë edhe për borëpastrueset.

Në rajonin e Korçës ka pasur reshje dëbore në Qafë Thanë dhe Qafë Plloçë. Në aksin rrugor Podgorie-Kryqëzim Liqenas vijojnë me intensitet të ulët reshjet e dëborës. Borëpastrueset ndodhen në terren, ku po bëhet pastrimi i rrugës dhe shpërndarja e kripës.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

Si pasojë e motit ka pasur probleme të furnizimit me energji në fiderat 10/6 kV që furnizojnë me energji kryesisht zona rurale të thella malore. Në rajonin e Kukësit nuk ka pasur probleme të rënda me linjat dhe furnizimin me energji.
Në orët e drekes, ka pasur problematika në rajonet e Elbasanit dhe Beratit.

Gjatë paradites Nënstacioni Radhimë është stakuar për arsye sigurie, pasi kishte nivel të lartë të ujit nga reshjet e shtumta.

Aktualisht ky nënstacion është rivendosue në punë dhe situata është normalizuar.

Në të gjithe vendin aktualisht janë 42 fidera me probleme. OSSH ka të angazhuar në terren 1500 punonjës me 196 mjete.

Në linjat e transmetimit nuk raportohen problematika, ndërkohë që në kaskadën e Drinit situata paraqitet me prurje normale.

FURNIZIMI ME UJË

Në stacionin e pompimit në Lezhë dhe Kurbin, ka pas ndërprerje të energjisë dhe po punohet për rikthimin në normalitet. Megjithatë, nuk ka ndërprerje në furnizimin me ujë. Në pjesën tjetër të vendit, situata e furnizimit me ujë dhe impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura janë në kushte optimale.

PORTET DHE AEROPORTET

Për shkak të kushteve meteorologjike tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të operojnë, ndërkohë që ato të linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojnë normalisht.

Tags: deboreMoti i keqshqiperi

Nga Kategoria

Bota

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026
Kryesore

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026
Bota

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

6 Shtator, 2026

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026

Lajme të mira për Mourinhon para supersfidës në Champions League, tre lojtarë rikthehen në stërvitje

6 Shtator, 2026

Chelsea i Xabi Alonsos nuk ia del përballë Arsenalit, “Topçinjtë” fitojnë derbin e Londrës

6 Shtator, 2026

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

“I tregove botës se je figura më e pastër politike që ka pasur Shqipëria” – Biznesmeni tropojan nuk “përmbahet” në takimin e Berishës

6 Shtator, 2026

Barcelona shkatërron Valencian në “Mestalla” dhe merr e vetme kreun e La Ligës

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.