• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Sigurimi i detyrueshëm i pronës, biznesi kërkon rishikimin e kushteve shtrënguese

21 Gusht, 2025
tek Ekonomi, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të bëjë përmirësime në projektligjin për sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve, i cili është hedhur për konsultim publik në fund të korrikut.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në reagimin e saj, Dhoma Amerikane thekson se drafti përkufizon qartë banesat dhe seksionet e brendshme, por lë paqartësi për ndërtesat me përdorim të përzier apo për ato që janë vetëm pjesërisht rezidenciale.

Një tjetër pikë e diskutuar është parashikimi i ndalimit të shërbimeve publike për ata që nuk paguajnë sigurimin, si shërbimet kadastrale, ato në e-Albania apo pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Lexo edhe:

Vrasja e Ardit Spahiut, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan

57-vjeçari hedh GABIMISHT në kosh 20 shufra ari, por çfarë ndodhi më pas

Dhoma vlerëson se kjo është një masë e fortë për respektimin e ligjit, por paralajmëron se “ndëshkon” familjet në kushte të vështira financiare, duke kërkuar përjashtime ose lehtësira për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Projektligji parashikon që për shtresat në nevojë, shteti do të financojë primin e sigurimit, ndërsa Fondi për Tërmetet do të administrojë primet dhe dëmshpërblimet.

Dhoma e Tregtisë e cilëson pozitive krijimin e këtij Fondi si shoqëri aksionare publike, por ngre shqetësimin se Ministria e Financave ka fuqi të tepruara mbi emërimet dhe mbikëqyrjen, duke vënë në dyshim pavarësinë e tij.

Gjithashtu, drafti parashikon që dëmshpërblimet të jepen pas 3 muajsh nga aplikimi i qytetarit, por sipas Dhomës, nuk sqarohet çfarë ndodh në rast vonese apo refuzimi. Ankimi para një komisioni ad-hoc nuk është i detajuar, ndërsa përfshirja e ndërmjetësimit apo arbitrazhit do të siguronte më shumë besim.

Një tjetër vërejtje lidhet me krijimin e regjistrit të sigurimit dhe shkëmbimin e të dhënave mes institucioneve, ku sipas Dhomës, nuk është parashikuar qartë përputhshmëria me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Po ashtu, drafti trajton si sigurimin e detyrueshëm ashtu edhe atë vullnetar, por mungon koordinimi mes tyre dhe renditja e pagesave, duke lënë hapësira për konfuzion.

Dhoma Amerikane kërkon që këto problematika të adresohen para miratimit, në mënyrë që ligji të garantojë qartësi, pavarësi institucionale dhe mbrojtje reale të qytetarëve./ Skyweb

Nga Kategoria

Kryesore

Vrasja e Ardit Spahiut, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan

17 Shkurt, 2026
Bota

57-vjeçari hedh GABIMISHT në kosh 20 shufra ari, por çfarë ndodhi më pas

17 Shkurt, 2026
40 cm ujë në rrugën e Obotit, ushtarët dhe shërbimet emergjente mobilizohen për pastrimin e zonës.
Lajme

40 cm ujë në rrugën e Obotit, ushtarët dhe shërbimet emergjente mobilizohen për pastrimin e zonës.

17 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tottenham njofton kur nuk do të jenë më një klub ‘Big Six’, pasi ish-ylli i Spurs pranon se miqtë e tij ‘po tërheqin flokët’ për luftën për shpëtim nga rënia.

17 Shkurt, 2026
Pas përfundimit të sezonit të fundit të një seriali, producentja e njohur izraelite, Dana Eden, gjendet e vdekur në një hotel.

Pas përfundimit të sezonit të fundit të një seriali, producentja e njohur izraelite, Dana Eden, gjendet e vdekur në një hotel.

17 Shkurt, 2026
Fotoja me Gjestin? Ai Flet për Herë të Parë: Aty U Shua Njerëzimi, Kam Bërë Gabime, Por Jam Mirënjohës

Fotoja me Gjestin? Ai Flet për Herë të Parë: Aty U Shua Njerëzimi, Kam Bërë Gabime, Por Jam Mirënjohës

17 Shkurt, 2026
19-vjeçari në Memaliaj përfundon në procedim pas grabitjes dhe sulmit ndaj pronarit të një banese

19-vjeçari në Memaliaj përfundon në procedim pas grabitjes dhe sulmit ndaj pronarit të një banese

17 Shkurt, 2026

Ballafaqimi me një katastrofë demografike: Ukraina financa ushtarët për të ngrirë spermën e tyre Ligji mbështet ushtarët që dëshirojnë të ngrijnë vezët ose spermën, ndërsa popullsia e Ukrainës vazhdon të ulët. 9 orë më parë, Evropë.

17 Shkurt, 2026

Vrasja e Ardit Spahiut, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan

17 Shkurt, 2026

Bisedimet e reja për armët bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit nisin në Gjenevë

17 Shkurt, 2026
Abuzimi i të miturës në hotelin e Tiranës, gjykata vendos të mbajë në burg të dashurin, lëshohen në arrest dy individë të tjerë.

Abuzimi i të miturës në hotelin e Tiranës, gjykata vendos të mbajë në burg të dashurin, lëshohen në arrest dy individë të tjerë.

17 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.