Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS është ndalur edhe tek siguria ushqimore dhe prodhimtaria e sipërmarrjeve në fshat.
Ai e ka pranuar hapur para deputetëve që deri sot ka bërë propagandë me integrimin. “Me kushtet aktuale jemi të paintegrueshëm në BE”, ka deklaruar ai para deputetëve të mazhorancës gjatë takimit të sotshëm.
Rama: Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për prodhuesit në fshat, për sipërmarrjen. Në kushtet e sotme , ne jemi të paintegrueshëm në BE, për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore. Po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme, 5 vjet pas anëtarësimit, përgatitjet duhet të fillojnë tani.











