• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 18 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Si dështoi zbatimi i ligjit antiduhan, në gjashtë vitet e fundit thuajse asnjë inspektim

18 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në gusht të vitit 2019, një foto e shpërndarë nga faqja satirike “Brryli Broadway” ndezi debat në rrjetet sociale. Në të shfaqej kryeministri Edi Rama, i ulur në një restorant buzë Lungomares së Vlorës, me një cigare të ndezur në dorë.

Kryeministri po shkelte ligjin antiduhan, që nisi të zbatohej me bujë verën e 2014-s dhe ish ashpërsuar sërish pesë vite më vonë.

Rama mohoi shkeljen duke argumentuar se ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit. Por detajet në foto e ‘dogjën’. Komentuesit vunë re se shishet e verës, që shiheshin në sfond, mbaheshin në rafte, gjë që ndodh vetëm në ambiente të mbyllura, aq më tepër në kulmin e vapës përvëluese të gushtit.

Lexo edhe:

Pasuritë që iu sekuestruan kriminelëve i sjellin shtetit 100 mln lekë fitime nga dhënia me qira

Ekzekutohet shqiptari në mes të Athinës, qëllohet me një plumb në kokë

“Në sa restorante mbahet vera jashtë, kur temperatura arrin 40 gradë? Në asnjë,” shkruante një qytetar.

Ky nuk ishte një rast i izoluar. Në pesë vite jetë, ligji i ri antiduhan po jepte shenjat e para të dështimit. Një ndër ligjet më të rëndësishme për shëndetin publik, u kthye vit pas viti në një akt formal, i shpërfillur nga të gjithë.

Nga zbatimi i rreptë tek indiferenca shtetërore

Kur ligji i ri kundër duhanpirjes hyri në fuqi në gusht të vitit 2014, pati një efekt të menjëhershëm. Lokalet boshatisën tavolinat nga tavullat e duhanit, pronarët vendosën shenja ndaluese, ndërsa qytetarët u mësuan me idenë se ambientet e mbyllura duhej të ishin pa tym. Kontrolli ishte i forte asokohe. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISSH) gjobiste shkelësit.

Por shifrat zyrtare tregojnë se ky zell nuk zgjati shumë. Nga të dhënat e siguruara nga “Faktoje”, ISSH ka kryer 94,355 inspektime kombëtare në periudhën 2015-2025. Në vitin 2015 u zhvilluan 22,125 inspektime, por në vitin 2025, deri në muajin maj, vetëm 2,319. Pra, një rënie dramatike prej rreth 90% brenda një dekade. Edhe krahasuar me vitin 2024, rënia e inspektimeve është e ndjeshme, duke shënuar 74% krahasuar me kulmin e vitit 2015.

Tirana, kryeqyteti me numrin më të madh të lokaleve, ndjek të njëjtën tendencë. Në vitin 2015 u kryen 4,985 inspektime, ndërsa në pesë muajt e parë të 2025 vetëm 693, reduktim prej 86%. Ligji që nisi të ushtrohej me rreptësi u braktis gradualisht, duke u bërë thuajse inekzistent veçanërisht gjatë pesë viteve të fundit.

Veç inspektimeve, edhe situata me gjobat është po aq shqetësuese pasi reflekton mungesën e ekzekutimit efektiv të ligjit. Në dhjetë vite janë vendosur gjithsej 2,073 gjoba. Kulmi i tyre ishte viti 2019, kur, pas zgjerimit të hapësirave të ndalimit, u dhanë 466 gjoba, më shumë se dyfishin e viteve para dhe pas tij. Por ky ishte një moment i shkurtër. Pas 2019-s, edhe numri i gjobave ka rënë ndjeshëm. Vetëm 12 gjoba në vitin 2021 dhe po aq në pesë muajt e parë të 2025.

Edhe më shqetësues është fakti se gjobat, edhe kur vendosen, nuk ekzekutohen. Nga mbi 2 mijë të tilla të vendosura dekadën e fundit, janë arkëtuar vetëm 262, pra 12.6%. Vlera e mbledhur është 786 milion lekë, ndërsa pjesa tjetër është peng i zvarritjeve përmbarimore.

Ekspertët: Shëndeti publik në rrezik

Eksperti Roland Shuperka, një nga hartuesit e ligjit antiduhan, e përmbledh me pak fjalë problemin: “Në shumë ambiente publike, sidomos në bare dhe kafene, ligji nuk zbatohet në praktikë.”

Shuperka rendit disa arsye: mungesë vullneti politik, mungesë monitorimi real, trajtim të pabarabartë të subjekteve dhe, paradoksalisht, gjoba shumë të larta që kanë krijuar hapësirë për abuzim nga vetë inspektorët.

Por ndoshta më e rëndësishmja është mungesa e një fushate të qëndrueshme ndërgjegjësimi. Në fillim, mesazhet kundër duhanit u shfaqën në çdo lokal, shkollë apo media. Sot, këto mesazhe janë zhdukur, duke lënë terren të lirë për një normalizim të duhanpirjes në ambiente të mbyllura.

“Ligji ka qenë një gur themeli për shëndetin publik në Shqipëri, por duhet një angazhim i fortë për zbatim dhe kontroll”, përfundon Roland Shuperka, ekspert për kontrollin e duhanit në Shqipëri.

Pasojat janë të matshme. Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të duhanpirjes në rajon: rreth 38% e popullsisë. Duhanpirja është shkaku kryesor i 7 tumoreve, mes tyre kanceri i mushkërive (90%), i laringut (90%), i faringut dhe ezofagut (80%), i zgavrës së gojës dhe buzës, si dhe i fshikëzës urinare (70%).

Mjekët paralajmërojnë se rritja e numrit të duhanpirësve të rinj do të sjellë pasoja katastrofike. Deri në vitin 2030 pritet që numri i tumoreve në vend të rritet me 60% krahasuar me vitin 2020, kryesisht për shkak të konsumit të duhanit. Në vend të ndërgjegjësimit dhe parandalimit, të rinjtë ekspozohen ndaj një kulture ku cigaret shihen si pjesë normale e jetës shoqërore.

Historia e ligjit antiduhan në Shqipëri është historia e një nisme që nisi me zell dhe përfundoi me dështim. Në vitin 2014, ishte një shembull se si shteti mund të vendoste rregulla të forta për mbrojtjen e shëndetit publik. Por dhjetë vite më pas, është shembull se si mungesa e vullnetit politik, korrupsioni i vogël i përditshëm dhe indiferenca shoqërore mund ta zhbëjnë çdo nismë./Faktoje.al

Tags: duhanligj

Nga Kategoria

Aktualitet

Pasuritë që iu sekuestruan kriminelëve i sjellin shtetit 100 mln lekë fitime nga dhënia me qira

18 Gusht, 2025
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në mes të Athinës, qëllohet me një plumb në kokë

18 Gusht, 2025
Bota

Emmanuel Macron i sugjeron Donald Trump takim ‘katërpalësh’: Siguria e të gjithë Evropës është në rrezik

18 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Pasuritë që iu sekuestruan kriminelëve i sjellin shtetit 100 mln lekë fitime nga dhënia me qira

18 Gusht, 2025

Ekzekutohet shqiptari në mes të Athinës, qëllohet me një plumb në kokë

18 Gusht, 2025

Emmanuel Macron i sugjeron Donald Trump takim ‘katërpalësh’: Siguria e të gjithë Evropës është në rrezik

18 Gusht, 2025

Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare në Devoll, policia shoqëron dentistin 36-vjeçar

18 Gusht, 2025

E rëndë/ 55-vjeçari në Bilisht humb jetën pasi del nga klinika dentare

18 Gusht, 2025

Si dështoi zbatimi i ligjit antiduhan, në gjashtë vitet e fundit thuajse asnjë inspektim

18 Gusht, 2025

Kapet peshku gjigant në Angli, mjafton për 1000 persona

18 Gusht, 2025

A jeni të gatshëm t’i dorëzoni territore Rusisë për t’i dhënë fund luftës? Çfarë deklaroi Zelensky në takimin me Trump

18 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.