• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 29 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Shteti paguan 30% më shumë se privati, DAP: 20 aplikime për një vend pune

29 Prill, 2026
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Puna në shtet po bëhet gjithmonë e më e preferuar dhe duket se përtej “rehatisë” që citohej dikur rëndom si arsye në bisedat e përditshme, duket se rol po luan trajtimi më i mirë financiar. Zyrtarisht Instituti i Statistikave raportoi në mars se shteti paguan 30 për qind më shumë se privati duke thelluar hendekun në vitin që lamë pas.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Raporti Vjetor 2025 i Departamentit të Administratës Publike (DAP) tregon një rritje të ndjeshme të interesit për punësim në shërbimin civil, ndërsa paralelisht është shënuar një rënie e dorëheqjeve dhe largimeve nga sistemi.

Mesatarja e aplikantëve për çdo pozicion pune arriti në 20 gjatë vitit 2025, nga 17.55 një vit më parë. Për procedurën e pranimit në shërbimin civil, kjo mesatare u rrit në 23.4 aplikantë për vend pune, nga 20.3 në vitin 2024, duke sinjalizuar rritje të konkurrencës për hyrje në administratë.

Lexo edhe:

Dështon zgjedhja e Presidentit, Kosova shkon sërish në zgjedhje

Shprbëhet Kuvendi i Kosovës, vendi në zgjedhje të reja

Në të njëjtën kohë, dorëheqjet u tkurrën me 19.3%, duke rënë nga 140 raste në vitin 2024 në 113 në vitin 2025. Edhe numri total i lirimeve nga shërbimi civil shënoi rënie të ndjeshme me 32.8%, nga 396 në 266 raste.

DAP e lidh këtë dinamikë me konsolidimin e procesit të rekrutimit dhe rritjen e transparencës. Në raport theksohet se proceset janë përmirësuar përmes “implementimit të masave për thjeshtimin e procesit dhe rritjen e transparencës, nëpërmjet portalit online të rekrutimit për aplikantët”, si dhe përmes publikimit të materialeve orientuese dhe pjesëmarrjes në panaire pune.

Paralelisht me këtë trend, viti 2025 u shoqërua edhe me zbatimin e reformës së pagave në administratën publike, përfshirë rritjen e pagave që hyri në fuqi më 1 korrik për të gjithë administratën. Kjo reformë ka rikonfiguruar pozicionin e sektorit publik në tregun e punës, duke e bërë atë më konkurrues për profesionistët.

Në një ekonomi ku sektori privat vijon të përballet me mungesë fuqie punëtore dhe emigracion të lartë, administrata publike po shfaqet gjithnjë e më qartë si një nga punëdhënësit më të preferuar në vend./Monitor

Tags: puneShteti

Nga Kategoria

Kosova

Dështon zgjedhja e Presidentit, Kosova shkon sërish në zgjedhje

29 Prill, 2026
Kosova

Shprbëhet Kuvendi i Kosovës, vendi në zgjedhje të reja

29 Prill, 2026
Aktualitet

Ndahet nga jeta Rustem Gjata, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

28 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shteti paguan 30% më shumë se privati, DAP: 20 aplikime për një vend pune

29 Prill, 2026

Dështon zgjedhja e Presidentit, Kosova shkon sërish në zgjedhje

29 Prill, 2026

Shprbëhet Kuvendi i Kosovës, vendi në zgjedhje të reja

29 Prill, 2026

Gjysmëfinale historike mes PSG dhe Bayern, parisienët shkojnë në Allianz Arena me një gol avantazh

28 Prill, 2026

Zgjohesh i lodhur edhe pas 8 orësh gjumë? Ja çfarë po ndodh me trupin tënd

28 Prill, 2026

Kurti pranon edhe Vjosa Osmanin si presidente: Vetëm na sillni emrin me 15 firma

28 Prill, 2026

Meloni: Prioriteti ynë, frenimi i inflacionit në çmimet e energjisë

28 Prill, 2026

Ndahet nga jeta Rustem Gjata, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

28 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.