• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 15 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien 7.7%, zbresin në minimum historik

15 Gusht, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet ne vijim. Të dhënat zyrtarë të INSTAT tregojnë se numri i martesave në Shqipëri ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2024, duke arritur në 16,120 çifte të regjistruara zyrtarisht, niveli më i ulët historik që nga viti 1990.

Sipas të dhënave krahasuar me një vit më parë, kur ishin regjistruar 17,467 martesa, rënia është rreth 7.7%, ndërsa në raport me vitin 2021, që shënoi kulmin e dekadës së fundit me gati 19,709 martesa, tkurrja arrin në mbi 18%. Në vitin 1990, para ndryshimeve të mëdha politike dhe ekonomike, në vend regjistroheshin 28,992 martesa, gati dyfish më shumë se sot.

Të dhënat tregojnë se rënia e martesave nuk ka qenë lineare, por ka ndjekur cikle të lidhura me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike. Fillimi i viteve ’90 solli një tkurrje të fortë për shkak të emigracionit masiv dhe pasigurisë ekonomike. Pas një rimëkëmbjeje të lehtë në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, kur shifrat qëndruan mbi 25 mijë martesa në vit, tendenca ra sërish pas vitit 2010, duke zbritur nën 24 mijë.

Lexo edhe:

14 vite nga aksidenti që përgjaku përgjithmonë Skraparin, 6 djemtë që ranë në humnerë dhe fshati i kujton me lule e lot

Dhimbje koke nga dielli? Si ta kuptoni që po vuani nga ‘migrena e verës‘

Goditja e pandemisë në 2020 uli ndjeshëm numrin e martesave në 17,473. Në 2021 u shënua një rritje e përkohshme në 19,709 të tilla, si pasojë e shtyrjes së ceremonive nga pandemia. Pas kësaj, rënia rifilloi me shpejtësi nga 18,781 martesa në 2022 në 17,467 në 2023 dhe 16,120 të tilla në vitin 2024.

Arsyeja kryesore lidhet e emigracionin e vazhdueshëm, i cili ka zvogëluar numrin e të rinjve në moshë martese. Nga ana tjetër gjithnjë e më shumë të rinj shtyjnë ose shmangin martesën për shkak të pasigurive ekonomike dhe kostos së lartë të jetesës, apo avancimit në karrierë.

Ulja e martesave automatikisht përkthehet në më pak fëmijë në të ardhmen. Me më pak martesa bie edhe numri i lindjeve. Edhe në rastet kur çiftet bashkëjetojnë pa martesë, studimet tregojnë se ato priren të kenë më pak fëmijë ose të shtyjnë lindjen për më vonë.

Ulja e martesave është sinjali më i hershëm demografik se vendi po lëviz drejt një cikli me më pak lindje, popullsi më të vjetër dhe me më pak burime njerëzore për zhvillim ekonomik. Të dhënat e fundit treguan se në 6 mujorin e parë 2025 lindjet ranë me 6.5% dhe shtesa natyrore po shkon drejt zeros. Në disa qytete, tkurrja ishte më e lartë se 35%.

Shqipëria në dekadën e tretë të tranzicionit po përjeton zhvillime të forta demografike, me emigracion të fortë të të rinjve, rënie të lindjeve dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ndërkohë vendi nuk ka një plan të qartë se mund të frenohet përkeqësimi mëtejshëm.

Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë që nuk ka paketa ndihme financiare ose mjete lehtësuese për familjet e reja. Teksa çmimeve banesave, qirave dhe shërbimeve arsimore janë rritur më shumë se dyfishi gjatë dekadës së fundit, gjithnjë e më shumë të rinj zgjidhin të largohen nga vendi në kërkim të pagave më të mira dhe një ambienti me suportues për familjen e tyre të ardhshme./Monitor

Tags: nuk martohenshqiptaret

Nga Kategoria

Kryesore

14 vite nga aksidenti që përgjaku përgjithmonë Skraparin, 6 djemtë që ranë në humnerë dhe fshati i kujton me lule e lot

15 Gusht, 2025
Ekstra

Dhimbje koke nga dielli? Si ta kuptoni që po vuani nga ‘migrena e verës‘

15 Gusht, 2025
Kryesore

Rama poston video nga zjarret në Greqi: Ruhuni nga piromanët verbal

15 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

14 vite nga aksidenti që përgjaku përgjithmonë Skraparin, 6 djemtë që ranë në humnerë dhe fshati i kujton me lule e lot

15 Gusht, 2025

Dhimbje koke nga dielli? Si ta kuptoni që po vuani nga ‘migrena e verës‘

15 Gusht, 2025

Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien 7.7%, zbresin në minimum historik

15 Gusht, 2025

Rama poston video nga zjarret në Greqi: Ruhuni nga piromanët verbal

15 Gusht, 2025

“Po e bëj këtë për të shpëtuar shumë jetë”, Trump para takimit me Putinin: Nëse nuk pranon t’i japë fund luftës…

15 Gusht, 2025

“Djali më i shkëlqyer”, fqinji i 14-vjeçarit që u vra me thikë në Maliq: Jemi pa fjalë, familja…

15 Gusht, 2025

Mesazhi i Trump para takimit me Putin në Alaskë

15 Gusht, 2025

Djali, babai dhe xhaxhai në burg, familja e autorit largohet nga banesa për arsye sigurie

15 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.