• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Shqiptarët, më pak të paguarit për orë në Europë; Eurostat publikon shifrat

5 Mars, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Punonjësit shqiptarë janë më të nënpaguarit në Europë, si përsa i përket pagës që ata marrin në një orë, ashtu dhe fuqisë blerëse, apo produkteve që mund të blejnë me të.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sidomos për fuqinë blerëse, me pagën e një ore në Shqipëri mund të blesh gjysmën në krahasim me vendet e rajonit, si Serbia, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut, apo Mali i Zi.

Të dhënat janë bërë të ditura në një raport të fundit të Eurostat, që krahason pagën për orë në euro dhe të matur sipas fuqisë blerëse (PPS) në vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate për vitin 2022. (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Lexo edhe:

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

Punonjësit shqiptarë, sipas të dhënave, paguhen m 2.47 euro në orë, në krahasim me punonjësit serbë, që marrin gati dyfishin, në 4.43 euro në orë, apo në Bosnjë me 4 euro. Të dhënat për Malin e Zi nuk janë përditësuar, por ata paguheshin 3.42 euro për orë që në vitin 2014 dhe maqedonasit 2.2 euro po në 2014-n.

Femrat në Shqipëri paguhen 2.63 euro në orë, ndërsa meshkujt 2.39 euro, sipas statistikave të Eurostat.

Sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), që i bën të dhënat më të krahasueshme për shkak se eliminon diferencat mes çmimeve, Shqipëria renditet serish e fundit me pagën orare prej 4.62 PPS, përkundrejt 7.6PPS në Serbi dhe 8.7 PPS në Bosnjë. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues 5.2 që në 2018-n (kur në Shqipëri ishte 3.2) dhe Mali i ZI 6.2 që në 2014-n.

Europa

Sipas të dhënave të tetorit 2022, paga bruto mesatare për orë pune, e shprehur në euro, tregon dallime të mëdha mes vendeve të Bashkimit Evropian. Paga më e lartë mesatare bruto për orë u regjistrua në Danimarkë me 29.8 euro, e ndjekur nga Luksemburgu (24.0 euro), Belgjika (23.8 euro), Irlanda (20.3 euro), Gjermania (19.4 euro), Finlanda dhe Suedia (me 19.3 euro secila) si dhe Holanda (19.0 euro), referon Eurostat.

Në anën tjetër, pagat më të ulëta mesatare bruto për orë u regjistruan në Bullgari (4.1 euro), Rumani (5.6 euro), Hungari (5.7 euro), Portugali (6.2 euro), Kroaci (6.8 euro) dhe Poloni (6.9 euro). Në shkallë të përgjithshme, paga mesatare më e lartë për orë në një vend të BE-së ishte 7.4 herë më e lartë se ajo më e ulëta.

Sipas fuqisë blerëse, paga mesatare bruto për orë në nivel kombëtar, në tetor 2022, ishte 3.3 herë më e lartë në vendin me pagën më të lartë krahasuar me atë më të ulët, kur shprehet në standarde të fuqisë blerëse (PPS), një njësi që eliminon ndryshimet e niveleve të çmimeve mes vendeve.

Pagat më të larta mesatare bruto për orë, të shprehura në PPS, u regjistruan në Danimarkë (22.4 PPS), Belgjikë (21.3 PPS), Luksemburg (18.4 PPS), Gjermani (17.3 PPS) dhe Irlandë (17.0 PPS). Në anën tjetër të shkallës, pagat më të ulëta mesatare bruto për orë u regjistruan në Bullgari (6.7 PPS), Portugali (7.4 PPS), Hungari dhe Letoni (8.9 PPS secila), Kroaci (9.4 PPS), Sllovaki (9.7 PPS), Greqi (9.8 PPS) dhe Rumani (9.9 PPS).

Tags: eurostatPagashqiperi

Nga Kategoria

Aktualitet

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026
Aktualitet

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026
Bota

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.