• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 2 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra Kulturë

Shqiptarët do e vuajnë! Kafja do kthehet ne luks! Ja sa do shkoje çmimi

30 Mars, 2025
tek Kulturë
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kolumbia, Brazili dhe Vietnami janë tre prodhuesit më të mëdhenj të kafesë në botë. Megjithatë prodhimi i kafesë po përballet me sfida serioze. Temperaturat e larta dhe reshjet e paqëndrueshme po ndikojnë negativisht tek bimët e kafesë.

Sipas studimeve deri në vitin 2050, gjysma e tokave të përshtatshme për kultivimin e kafesë mund të zhduken.

Lexo edhe:

Gjesti prekës në Mekë: Dy djemtë e rinj puthin këmbët e nënës së tyre

“Do kryeni shpenzime të pamenduara”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Ndryshku i gjetheve

Përveç kushteve atmosferike, fermerët po luftojnë edhe me sëmundje si “La Roya”, një lloj ndryshku i gjetheve që ka shkatërruar deri në 50% të prodhimit në disa rajone të Amerikës Latine.

“Më parë, një pemë kafeje prodhonte qindra kokrra. Tani mezi nxjerrim gjysmën. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë,” – thotë për DW Cristian Cano, kultivues kafeje në Kolumbi.

Kjo krizë ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në tregun botëror. Vetëm në vitin 2024 çmimi i varietetit Arabica u rrit me 80%, një nga rritjet më të mëdha në dekada.

Nga një kafe e lirë, në një kafe luksi?

Në Shqipëri kafeja nuk është thjesht një pije – është një traditë, një moment social dhe një zakon i përditshëm. Por çmimet kanë filluar të rriten ndjeshëm dhe shumë vetë pyesin: A po e humbasim “kafen e lirë” si pjesë të kulturës sonë?

Sipas Enri Jahajt, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe të Restoranteve, Shqipëria ka funksionuar për vite me një treg anormal të kafesë:

“Ne kemi qenë një treg i korruptuar në këtë aspekt, sepse nuk jemi prodhues dhe as pjekës të mëdhenj të kafesë. Shumica e kafesë që përdoret këtu është e importuar. Për vite me radhë, çmimi i kafesë në Shqipëri ka qenë më i lirë se në vendet e rajonit, gjë që nuk përkon me logjikën e tregut të lirë. Tani që rregullat janë përforcuar, rritja e pagave dhe taksave po sjell një ndryshim në treg. Kjo po ndikon drejtpërdrejt te bizneset, të cilat janë të detyruara të përshtatin çmimet, sepse kanë edhe koston e personelit. Rritja e kostove është një realitet i pashmangshëm,” thotë Jahaj.

Sa është rritur dhe sa pritet të rritet çmimi i kafesë?

“Brenda një viti çmimi i kafesë është rritur me 20%, dhe pritet të rritet edhe me 20% të tjera. Në Tiranë çmimi mesatar i një filxhani kafeje tashmë është 90-130 lekë, ndërsa në zonat elitare arrin deri në 150 lekë. Sipas parashikimeve gjatë muajve të ardhshëm çmimi minimal pritet të shkojë në 120 lekë, ndërsa ai maksimal do të mbetet në të njëjtat nivele”, shpjegon Jahaj.

A do të kthehet kafeja në luks në Shqipëri? Për momentin ajo mbetet ende një kënaqësi e përditshme për shumicën e shqiptarëve. Por me ritmet aktuale të rritjes së çmimeve, mund të vijë një ditë kur një filxhan kafeje nuk do të jetë më aq i përballueshëm sa dikur./DW

Nga Kategoria

Kulturë

Gjesti prekës në Mekë: Dy djemtë e rinj puthin këmbët e nënës së tyre

18 Dhjetor, 2025
Kulturë

“Do kryeni shpenzime të pamenduara”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

18 Dhjetor, 2025
Kryesore

Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s

9 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Instituti i Gjeoshkencave ngre alarmin: Ja zonat më të rrezikuara nga reshjet

2 Janar, 2026
Rikthim për aktivistët e LVV-së: Apeli anullon vendimin e Gjykatës Themelore për nxitje të urrejtjes dhe kanosje.

Rikthim për aktivistët e LVV-së: Apeli anullon vendimin e Gjykatës Themelore për nxitje të urrejtjes dhe kanosje.

2 Janar, 2026

Video. Të mbijetuarit nga ngjarjet e detit gjejnë ngushëllim në anijen SOS Méditerranée.

2 Janar, 2026

Ishte planifikuar vrasja e 20 personave natën e Vitit të Ri, FBI parandalon sulmin terrorist

2 Janar, 2026

Nga viti 2026 ndryshojnë kriteret e pensionit: rritet mosha për gratë dhe vjetërsia në punë

2 Janar, 2026

Trafik kilometrik në Përrenjas-Elbasan, mijëra qytetarë bllokohen në temperatura nën 0

2 Janar, 2026

Autoritetet zvicerane identifikojnë viktimat e zjarrit fatkeq të Vitit të Ri

2 Janar, 2026

Bullgaria kryen tranzicionin drejt euros, monedha lev zhduket nga qarkullimi

2 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.