Pas ankesave të shumta për çmimin e karburanteve, tashmë vjen një tjetër rritje që prek drejtuesit e automjeteve elektrike.
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka vendosur një tarifë të re për energjinë elektrike të përdorur në stacionet e karikimit, që do të hyjë në fuqi më 1 nëntor.
Sipas vendimit, çmimi i karikimit do të jetë 22 lekë për kWh gjatë orarit normal dhe 25.3 lekë për kWh në orarin e pikut, nga ora 18:00 deri në 23:00. ERE argumenton se kjo rritje vjen për shkak të ndikimit që kanë stacionet e karikimit në rritjen e konsumit total të energjisë, duke krijuar kosto shtesë për balancimin e rrjetit elektrik.
Këto tarifa të reja do të reflektohen menjëherë në çmimin final që paguajnë përdoruesit në pikat publike të karikimit.
Shqiptarët po i shikonin makinat elektrike si një mënyrë për të kursyer para nga çmimi i lartë i karburantit, por duket se fati nuk është në anën e tyre, pasi tashmë çmimi i energjisë elektrike për karikim është rritur.











