“Shqipëria sot ka shumë më pak korrupsion se ç’ka pasur. Fakt. Marrim rastet e njerëzve që kanë paguar para për të marrë një shërbim. Janë ulur me 95%, sepse atje ku jepet shërbim nuk ka më njerëz.”
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama para gazetarëve, kur u pyet për goditjen e korrupsionit në nivele të ndryshme të ekzekutivit, duke u krenuar se rastet më të shumta kanë qenë në dy mandatet e para, kurse më vonë vendi ka performuar më mirë.
“Familja jonë politike është shumë shumë e madhe, po shumë, prodhon 83 mandate. 37 kam numëruar unë në të gjithë këto vite që kanë shkuar dhe kanë marrë akuzë. Dhe nga këto 37 raste, ka raste për vepra të ndryshme dhe vetëm disa raste për korrupsion. Dhe nga këto raste, 80% e tyre i përkasin periudhës së mandatit të parë dhe të dytë”, theksoi ai.
Sipas kryeministrit Edi Rama, fajin e kanë mediat që kanë raportuar gjysmë të vërteta, duke bërë më shumë zhurmë për rastet reale të korrupsionit.
“Pra, tenxheret janë më shumë. Temperatura e zierjes së gjellës me “burg, spak”, është shumë më e lartë. Gjysmë të vërtetat janë shumë më tepër. Realiteti flet për një Shqipëri që është në luftë me korrupsionin, një Shqipëri që modernizohet dhe ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave sepse po i bën të gjitha këto gjëra”, vijoi ai.
Edi Rama zbuloi para gazetarëve, se i ka kërkuar Komisionit Europian që që për gazetarët nuk do ketë më ndjekje penale për shpifje.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit:
Unë nuk e di si i bëhet,. Por unë do e përsëris meqë ju vazhduat atë muzikë. Shqipëria sot ka shumë më pak korrupsion se ç’ka pasur. Fakt. Marrim rastet e njerëzve që kanë paguar para për të marrë një shërbim. Janë ulur me 95%, sepse atje ku jepet shërbim nuk ka më njerëz.
Familja jonë politike është shumë shumë e madhe, po shumë, prodhon 83 mandate. 37 kam numëruar unë në të gjithë këto vite që kanë shkuar dhe kanë marrë akuzë. Dhe nga këto 37 raste, ka raste për vepra të ndryshme dhe vetëm disa raste për korrupsion. Dhe nga këto raste, 80% e tyre i përkasin periudhës së mandatit të parë dhe të dytë.
Pra, tenxheret janë më shumë. Temperatura e zierjes së gjellës me “burg, SPAK”, është shumë më e lartë. Gjysmë të vërtetat janë shumë më tepër. Realiteti flet për një Shqipëri që është në luftë me korrupsionin, një Shqipëri që modernizohet dhe ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave sepse po i bën të gjitha këto gjëra.
E dimë shumë mirë se kush janë financuesit e tenxhereve më aktive. Ata kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Kanë humbur privilegje të mëdha, do sajojnë çdo gjë. Kjo është koha që jetojmë.
Nuk e di nëse ju e keni marrë vesh, por unë kam kërkuar marrëveshjen me Komisionin Europian, që për gazetarët nuk do ketë më ndjekje penale për shpifje. Do shpifni dhe nuk do ndiqeni penalisht. Ju nuk shpifni?! Ju po nuk shpifët, nuk ju shërbeni atyre që ju punësojnë.








