• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Shqipëria në krizë demografike, lindjet vitin e kaluar 74% më të ulëta se në 1990-ën

12 Shkurt, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen në shkallë vendi. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i lindjeve ka zbritur në 21,425 në 2025, duke shënuar një rënie prej 8.1% krahasuar me 2024.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo humbje neto prej 1,885 foshnjash brenda një viti tregon se hendeku midis 2021-ës (me 27,211 lindje) dhe vitit aktual po thellohet me shpejtësi. Të dhënat tregojnë se presioni nuk është më vetëm në zonat e thella, por ka prekur zemrën ekonomike dhe industriale të vendit.

Shqipëria po përjeton një nga krizat më të thella demografike në historinë e saj moderne. Shifrat e fundit të vitit 2025 tregojnë një rënie drastike të numrit të lindjeve me rreth 74% krahasuar me fillimin e viteve ’90, ku Shqipëria regjistronte një rekord prej 82,125 lindjesh, ndërsa 35 vite më vonë, ky numër ka zbritur në nivelin kritik prej 21,425.

Lexo edhe:

Ndeshja e basketbollit “Teuta-Besëlidhja” në Durrës kthehet në “boks”, ndërhyn policia

Përfundon numërimi i votave, zgjidhen kryetarët e rinj të PD-së në Elbasan dhe në Mat

Rënia më agresive është vërejtur në dekadën e fundit; nga 32,715 lindje në vitin 2015, Shqipëria ra nën kufirin psikologjik prej 25 mijë lindjesh në vitin 2023, për të arritur në rekordin negativ të këtij viti.

Faktorët kryesorë që kanë ushqyer këtë trend janë plakja progresive e popullsisë, ku mosha mesatare ka arritur në 44.3 vjeç, dhe ulja e shkallës së fertilitetit në vetëm 1.21 fëmijë për grua. Ky ndryshim i modelit të familjes, i kombinuar me ikjen e forcës riprodhuese drejt BE-së, e ka vendosur vendin përpara një sfide ekzistenciale

Dibra dhe Korça me rënien më të fortë

Goditjen më të rëndë e ka pësuar qarku i Dibrës, i cili kryeson listën me rënien më të madhe në rang kombëtar prej 20.4%, duke zbritur nga 1,095 lindje në 2024 në vetëm 872 në 2025. Pas saj vjen Korça, një qark që po përballet me një tkurrje drastike prej 18.5%, duke regjistruar 218 lindje më pak se në vitin 2024. Këto shifra sugjerojnë një zbrazje të vazhdueshme të këtyre rajoneve nga mosha riprodhuese, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë sociale në afatgjatë.

Presioni në qarqet e mëdha dhe industriale

Edhe zonat që tradicionalisht kanë pasur një qëndrueshmëri më të lartë ekonomike, po shfaqin shenja dobësie. Fieri shënoi një rënie prej 12.7%, i ndjekur nga Elbasani me 12.4% dhe Vlora po ashtu me 12.4%. Në qarkun e Durrësit, i cili shërben si një nyje kryesore ekonomike, lindjet ranë me 11.7%, duke humbur mbi 300 lindje brenda vitit. Kjo tendencë pasqyrohet edhe në Lezhë, ku rënia fiksohet në 11.2%.

Tirana dhe Shkodra, rënie më të butë

Tirana, megjithëse mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve (8,830), nuk ka mundur të ruajë rritjen, duke pësuar një rënie të lehtë prej 2.0%. Megjithatë, kjo është rënia më e ulët në rang vendi, duke treguar se kryeqyteti mbetet i vetmi pol që thith ende popullsinë aktive. Shkodra gjithashtu tregon një lloj rezistenc” me një rënie prej 9.7%, shifër kjo më e ulët se mesatarja e qarqeve të tjera, por sërish në territor negativ.

Gjirokastra, Kukësi dhe Berati gjithashtu me ulje

Në jug, Gjirokastra vijon të regjistrojë shifrat më të ulëta absolute me vetëm 301 lindje në vit, një rënie prej 10.4%. Kukësi shënoi një tkurrje prej 10.0%, ndërsa Berati regjistroi rënien më të ulët pas Tiranës, me 8.6% më pak lindje./Monitor

Tags: krize demografikeshqiperia

Nga Kategoria

Aktualitet

Ndeshja e basketbollit “Teuta-Besëlidhja” në Durrës kthehet në “boks”, ndërhyn policia

29 Mars, 2026
Lajme

Përfundon numërimi i votave, zgjidhen kryetarët e rinj të PD-së në Elbasan dhe në Mat

29 Mars, 2026
Bota

Plani i ri për Ngushticën e Hormuzit, çfarë propozojnë vendet rajonale?

29 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ndeshja e basketbollit “Teuta-Besëlidhja” në Durrës kthehet në “boks”, ndërhyn policia

29 Mars, 2026

Përfundon numërimi i votave, zgjidhen kryetarët e rinj të PD-së në Elbasan dhe në Mat

29 Mars, 2026

Plani i ri për Ngushticën e Hormuzit, çfarë propozojnë vendet rajonale?

29 Mars, 2026

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë ” – Maduro reagon nga burgu, për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

29 Mars, 2026

DENONCIMI I FORTË/ Endri MEKSI: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klanet e Agasit po e shfrytëzojnë për të më kërcënuar, Geront MECE më ka ndihmuar!

29 Mars, 2026

Sulme me raketa dhe dronë në Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, disa persona të lënduar

29 Mars, 2026

Aksidentet në Shqipëri: E shtuna, dita më e rrezikshme, e marta më e sigurta. 25-34 vjeçarët shkaktarët kryesorë, 08:00–12:00 orari më problematik

29 Mars, 2026

Më shumë se vepër arti, krenari për gjithë shqiptarët! Gjergj Kastriot Skënderbeu në një mural gjigant në Londër

29 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.